Vende të lira pune (5)
  • Jo Publik
Skaduar
Magic ICE
Lipjan
Auto Mekanik Financa Te tjera
Përshkrimi

MAGIC ICE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e MAGIC ICE, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës:

  • Financier - Kontabilist
  • Operator ne Paster, Pergaditje te Masave dhe CIP
  • Kimist/e - Teknolog Ushqimi
  • Automekanik
  • Mekanik i makinave prodhuese

FINANCIER -KONTABILIST

LOKACIONI: MAGIC ICE Zona Industriale Lipjan.

ÇKA OFRON   MAGIC ICE :

  •  Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  •  Ambient profesional dhe motivues;
  •  Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  •  Mundësi të përparimit të karrierës.

ÇKA PRESIM NGA KANDIDATËT:

  •  Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  •  Të jenë të motivuar për punë;
  •  Kandidatë që shprehin iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.
  1. PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT Per Postin:

Kontabilist/e, Administor/e interne të çertifikuar
Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjespër kontabilist/e.

  • Të ketë Diplomë Universitaretë Fakultetit Ekonomik;
  • Të jetë kontabilist/e i/e çertifikuar; (preferuara)
  • Përvojë pune së paku2 vjeçare në fushën e financave (Ta ketë të dëshmuar me referencë); e preferuar
  • Aftësi në organizimin dhe menaxhimin e punës
  • Njohja e programit të kontabilitetit PRO-DATA  e domësdoshme;
  • Shkathtësi të larta në përdorimin e moduleve të MS Office (Veçanarisht Excel)
  • Njohja e gjuhës Angelze – e domësdoshme
  • Certifikata e SCAAK konsiderohet përparsi.
  • Zotësi të mira në shkruarjen e raporteve të ndryshime për punë;
  • Zotësi të mira komunikimi me klientët;
  • I/e gatshëme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë;
  • I/e gatshëme për vizita në teren;
  • Të ketë aftësi të mira në shkruarjen e raporteve të ndryshme për punë.

Detyrat e punës për pozitën:

  • Regjistron transaksionet ditore në sistemin e kontabilitetit;
  • Regjistrimet në kontabilitet, respektivisht faturat shitëse, blerëse, shpenzime, etj;
  • Regjistrimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave në kontabilitet;
  • Regjistrimin dhe llogarimbajtjen e të dhënave për shitje, blerje, shpenzime, borxhe etj;
  • Përfaqësimin e biznesit para institucioneve financiare kur kërkohet nga punëdhënësi;
  • Ndihmon në përpunimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të brendshme per klientet specifik;
  • Pranimin dhe dorezimin e porosive nga klientet;
  • Përgaditjen e pasqyrave financiare vjetore, analizën e tyre;
  • Raporte të klintëve, analitikë e klientëve, raporte dhe analitikë për produkte;
  • Punë të kontabilitetit
  • Menaxhimin e pagesave më arkë;
  • Prezentimi i biznesit nëse kërkohët nga kompania;
  • Punë administrative;
  • Punë të tjera në lëminë Financave dhe të kontabilitetit më interes për kompaninë.
  • Barazimet fizike ,materiale dhe finaciare te  depove,bleresit,furnitoret,tjerat barazime sipas kerkeses

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Diploma e Univesitetit;
  • Certifikatë e Kontabiliteti e preferuar
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Vërtetimi/Referencë e përvojës së punës (Duke përfshirë Nr. kontaktues);
  • Letër motivuese;

OPERATOR NE PASTER, PREGATITJE TE MASAVE dhe CIP

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikqyrë dhe punon me  pasterizatorin dhe pjeset e tij përbërëse
  • Bënë pregaditjen e masave sipas kerkeses dhe procedurave
  • Bënë pastrimin e paisjeve me CIP sipas procedurave dhe udhezimeve.
  • Mirëmban paisjet dhe pastërtinë
  • Të bashkëpunojë me stafin
  • Të zbatojë rregullat e  punës
  • Përgjigjet për mirëmbajtjen  pajisjeve dhe aparaturave të punës

Kualifikimet / Kërkesat:

  • Të ketë të mbaruar shkollen e Mesme
    Të njohë dhe të përdorë pajisjet, për të kryer punët e sipërpërmendura.
  • Të jetë i shkathët dhe komunikativ
  • Mosha mbi e preferuar 30 e me shume  vjeqar
  • E preferuar gjuha Angleze
  • Të njoh punën në MS Officce (Word, Excel etj.)

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Cv (Curriculum Vitae)
Përvoja e punës/Referenca

APLIKIMET MUND TË DËRGOHEN NË ADRESËN ELEKTRONIK OSE FIZIKISHT  NE:

"MAGIC ICE "Joint Stock Company

Adresa :Zona Industriale pa Numer

Lipjan

E-mail: [email protected]

Tel:049/125605 ose prej ores 9.00 deri me 17.00
Aplikimi është i hapur deri më datën
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.


KIMIST/e- TEKNOLOG USHQIMI

Përgjegjësitë kryesore:

  • Te kete pervoj pune si kimist/e - teknolog ushqimi
  • Zbatimin e planit te parashikuar të prodhimit
  • Përcjell konkurrencën në treg
  • Prezanton risite e produkteve to prodhuesve vendore dhe nderkombetar
  • Te jetë I përgjegjshem në orar të punës
  • Raporton në baza Javore
  • Të jetë në gjendje për të maksimizuar produktivitetin dhe efikasitetin si dhe arritjen e objektivave te caktuara të prodhimit

Kualifikimet:

  • Të këtë se paku fakulltetitn pergjegjes.
  • Te  këtë njohuri te punës me kompjuter, (excel, word)
  • Të jetë pozitiv dhe I motivuar për punë,
  • Të ketë patentë shoferin kat. B
  • Përvojë pune së paku 6 muaj në prodhim,
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
  • Aftësi të shkëlqyera ne gjuhen angleze, shkrim dhe lexim obligative.
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup
  • Të jetë fleksibil dhe t'u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve
  • Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil
  • Gatishmëri për punë me nderrime

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: [email protected] ne SUBJEKT TE CEK PER CILEN POZIT KONKURON(nese nuk cekte nuk mirret parasyshe aplikacioni i tille )

Per Kontakt  ne 049 125 605 deri ne ora 16 në intervisë do të ftohen vetëm kandidatët e zgjedhur për pranim.


Automekanik

Detyrat :

  • Mbikëqyrja dhe mirëmbajtja e automjeteve te kompanisë.
  • Diagnostifikimi i problemeve te automjeteve ,defekteve te mundëshme.
  • Ndrrimi i pjesëve te automjeteve sipas nevojës.
  • Eleminimi i defekteve .
  • Kontrollimi i KM për vaj, në raporte javore .
  • Ndezja e automjeteve te cilat nuk voziten dhe kontrolla e tyre ne plane javore.
  • Intervenimi në rast prishje të automjeteve sipas nevojës në lokacione të ndryshme.

Të tjera:

  • Për më tepër ai/ajo kryen detyra të tjera të cilat kërkohen nga Drejtori i kompanisë dhe që janë të nevojshme për funksionimin efektiv të automjeteve te kompanisë.

Kërkesat:

  • Diploma e shkollës së mesme,certifikimet e ndryshme janë përparësi
  • Të ketë përvojë së paku 3 vite si automekanik.
  • Aftësi të mira komunikimi me jashtë dhe brenda kompanisë

Mekanik i makinave prodhuese

Detyrat:

  • Mbikëqyrja dhe pjesëmarrja në mirëmbajtjen e makinave prodhuese .
  • Mirëmban planet javore, mujore, dhe vjetore të mirëmbajtjes.
  • Rregullimi i makinave dhe prishjeve te mundëshme sipas nevojës.
  • Të ketë njohuri mbi elektrikën ,(preferohet  të ketë përvojë  si elektricist )
  • Organizimi dhe përgjegjësia për mbarëvajtjen e punëve.
  • Kurdo që të jetë e nevojshme merr pjesë në intervenimet emergjente te makinave të prodhimit,rregullimi i temperaturës brenda komoreve etj.
  • Gjatë intervenimeve dhe riparimeve bënë përdorimin e drejtë të veglave dhe pajisjeve të punës, si dhe përkujdeset për procedurat e sigurisë në punë.

Të tjera:

  • Për më tepër ai/ajo kryen detyra të tjera të cilat kërkohen nga Drejtori i kompanisë dhe që janë të nevojshme për funksionimin efektiv të makinave të prodhimit

Kërkesat:

  • Fakulteti i Inxhinierisë (preferuar)
  • Njohuri për mekanikën dhe elektrikën
  • Kapacitet për punë ekipore
  • Aftësi të mira komunikimi me jashtë dhe brenda kompanisë
  • Aftësi të ruajtjes së konfidencialitetit të informatave, diskrecion dhe lojalitet
  • Të ketë përvojë pune së paku 3-vite në fushën përkatëse.

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected]

ose per informim ne  tel: ne 049125605  nga ra 10 deri ne ora 15 ehene deri te ejten, kurse vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë. Konkursi eshte I hapur deri me 03.10.2021

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6905
171
1521
6536