Pozita të lira pune në AutoLlapi (8)
  • /
Skaduar
Auto Llapi
Prishtinë
Përshkrimi

8 Pozita të lira pune në AutoLlapi.

Në kuadër të zhvillimit dhe zgjerimit të aktiviteteve të saj, kompania jonë AUTO LLAPI SH.P.K., është në kërkim të personave të motivuar dhe që kanë dëshirë të jenë pjesë e ekipit tonë.

Këto pozita të punës janë të hapura:

Agjent i Shitjes – Prishtinë 3x 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

-Shitja direkte në terren e pjesëve të automjeteve si dhe materialeve dhe aksesorëve tjerë
‐Mirëmbajtja e raporteve me klientët ekzistues dhe themelimi i raporteve me klientë të rinj
‐Pranimi i porosive nga klientët, procesimi dhe dërgimi i atyre porosive
‐Detyra të tjera të ngjashme, të caktuara nga menaxhmenti i kompanisë

Kriteret e kërkuara:

-Të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme (preferohet lëmia e tregtisë ose ekonomisë ), kërkohet diploma
-Përvojë pune në shitje së paku 1 vit ( preferohet në lëminë e auto pjesëve ose auto industrisë )
‐Të jetë person i orientuar për shërbim ndaj klientit
‐Të ketë aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës
‐Të ketë aftësi për punë ekipore (të jetë person bashkëpunues me stafin e kompanisë)
‐Aftësi shumë të mira komunikuese
‐Njohuri rreth produkteve dhe brendeve të auto pjesëve (të paktën njohuri bazike)
‐Kërkohet patent shoferi kategoria B 

Apliko këtu – https://forms.gle/eAviVydWhGs3uqX29

Shitës në dyqan – Prishtinë 2x

Detyrat dhe përgjegjësitë:

‐Shitja direkte e pjesëve të automjeteve si dhe materialeve dhe aksesorieve tjera.
‐Mirëmbajtja e raporteve me klientët ekzistues dhe themelimi i raporteve me klientë të rinj.
‐Pranimi i porosive nga klientët dhe procesimi i atyre porosive.
‐Detyra të tjera të ngjashme, të caktuara nga menaxhmenti i kompanisë.

Kriteret e kërkuara:

‐Të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme (preferohet lëmia tregtisë ose ekonomisë), kërkohet diploma.
‐Përvojë pune në shitje së paku 1 në lëminë e auto pjesëve.
‐Të jetë person i orientuar për shërbim ndaj klientit.
‐Të ketë aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.
‐Të ketë aftësi për punë ekipore (të jetë person bashkëpunues me stafin e kompanisë).
‐Aftësi shumë të mira komunikuese.
‐Njohuri rreth produkteve dhe brendeve të auto pjesëve (të paktën njohuri bazike).
‐Kërkohet patent shoferi kategoria B.

 Apliko këtu –  https://forms.gle/B1ujP6n92xsPvC6J6

Arkatare – Prishtinë 1x

Detyrat dhe përgjegjësitë:

‐Zbaton vendimet e menaxherit të pikës dhe direktivat që jepen nga lartë;
‐Pranon pagesa dhe kthen ndryshimin në mënyren e duhur;
‐Është e obliguar që ta respektoj rregulloren e brendshme të kompanisë;
‐Të jetë representative;
‐Përcjellë me kujdes çdo kupon gjatë shitjes dhe analizon në shpejtësi përputhshmërinë e kuponit me artikuj;
‐Bartë përgjegjësinë për çdo diferencë të të hollave në përmbyllje të ditës;
‐Kërkon ndihmë nga përgjegjësi ose punëtorët, në rast të ndonjë paqartësie momentale;
‐I shërben çdo klienti që kërkon ndihmë dhe i orienton tek personat përgjegjës;
‐I raporton Menaxherit të pikës përkatëse në lidhje me ankesat nga konsumatorët;
‐Për çdo parregullsi gjatë shitjes, në lidhje me programin ose arkën fiskale, duhet raportuar te Menaxheri i pikës
‐Të respektoj kodin e mirësjelljes dhe hirarkinë;

Kriteret e kërkuara:

‐ Të ketë minimalisht 2 vite përvojë në punë të ngjashme;
‐Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
‐ Njohja e shkëlqyer e MS Office (Word, Excel), si dhe aftësi për të punuar me programe/softverë
‐Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze, njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi; 
-Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
-Aftësi që të punojë në ekip si dhe në mënyrë të pavarur me një mbikëqyrje minimale.

Apliko këtu –  https://forms.gle/pXhECuoahJeaczg97

Depoist – Prishtinë 2x 

-Pranimi dhe dorëzimi i porosive/transfereve
-Përgjegjës për kontrollin dhe menaxhimin e stokut
-Përgjegjës për planifikimin e porosive ndaj furnitorëve
-Mirëmbajtja e depos
-Detyra tjera të ngjashme të caktuara nga mbikëqyrësi

Kriteret e kërkuara:

-Të ketë përvojë pune në pozitën e ngjajshme
-Minimalisht diplomë e shkollës së mesme
-Njohja e mirë e MS Office (Word, Excel)
-Aftësi që të punojë në ekip si dhe në mënyrë të pavarur me një mbikëqyrje të vogël
-Përvoja e punës në lëmin e autopjesëve (konsiderohet përparësi)
-Patentë shofer, kategoria B

Apliko këtu –  https://forms.gle/N5qczXKDpEZRVhMh8

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të na shkruani përmes e-mail: [email protected] 

Tagged as: agjent i shitjes, arkatare, auto llapi, depoist, prishtine, Retail, shitës, shitje

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6905
171
1521
6536