Agjent/e të Patundshmërive (4 vende)
Skaduar
Tafingo
Prishtinë
Përshkrimi

Agjent/e të Patundshmërive – 4 vende

Jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Real Estate Agent ne Prishtine

PËRGJEGJËSITË:

  • Të del në teren dhe të siguroj oferta të pronave për shitje ose qira si shtëpi, banesa, objekte afariste dhe toka.
  • Të bëjë negocimin dhe përgatitjen e dokumentacionit për realizimin e shitjes ose qira dhënies.
  • Të kuptojë nevojat e sakta të klientit, specifikat teknike, buxhetin dhe kufizimet gjeografike.
  • Të përgatis përmbajtjen tekstuale të të dhënave të pronës së bashku me fotografitë dhe t’i postoj në sistemin online të shitjes.
  • Të këshillojë blerësit dhe shitësit e pronave për praktikat më të mira dhe strategjitë e çmimeve.
  • Të përpilojë raportin e shitjeve.

KËRKESAT DHE AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen studimet bachelor në Patundshmëri apo Administrim Biznesi).
  • Përvojë pune si agjent i shitjes apo në industri të ngjashme.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
  • Personalitet i afërt për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë pronat e ëndrrave të tyre.
  • Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.

OFERTA:

  • Paga baze + Bonus.
  • Bonusi atraktiv varësisht nga realizimi i shitjes në përqindje.
  • Telefon dhe kompensim të shpenzimeve të tij.
  • Automjeti i kompanisë në dispozicion.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me zgjerim në tregun e Ballkanit.

Kandidate e interesuar duhet te dergojne CVn dhe nje foto tek email adresa [email protected] 

Afati i fundit per aplikim: 13.08.2022

Tagged as: agjent, patundshmeri, prishtine, Real Estate, Tafingo

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6844
169
1516
6511