Vende të lira të punës
  • 038 600 160
Skaduar
International Maarif Schools of Kosova
Prishtinë
Arsim & Edukim
Full Time
Përshkrimi

KONKURS PUNE Për vende të lira pune   Bazuar në nenin 35 të Ligjit për arsimin para universitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L–032, të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 dhe Udhëzuesit Administrativ të MASHT-it për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, nr. 05/2021, shkolla “International Maarif Schools of Kosova”, shpall:   VENDI I PUNËS:
  • Mësimdhënës/e për lëndën: Gjuhë shqipe ( 1 pozitë e hapur, me orar të plotë, zëvendësim) në Prishtinë;
  • Mësimdhënës/e për lëndën: Teknologji informative ( 1 pozitë e hapur, me orar të plotë) në Prishtinë;
  • Mësimdhënës/e për mësim klasor ( 1 pozitë e hapur, me orar të plotë) në Prishtinë;
  • Mësimdhënës/e për lëndën: Biologji (1 pozitë e hapur, me orar të plotë) në Prishtinë;
  • Mësimdhënës/e për lëndët: Fizikë dhe Astronomi (1 pozitë e hapur, 12 orë) në Prizren;
  • Mësimdhënës/e për lëndët: Psikologji – Filozofi (1 pozitë e hapur, 8 orë) në Prizren.
Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs:

1. Kandidatët e interesuar për të konkurruar në vendet e punës për pozitat e lartpërmendura, duhet t’i plotësojnë këto kushte:

1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

1.2. Të kenë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithshëm dhe normativit për arsim profesional në fuqi:

• Niveli master arsimor – Fakulteti i Edukimit (300 ECTS);

• Fakulteti katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, 4 vite të shkollimit universitar);

1.3. Kandidatët duhet të kenë njohuri dhe shkathtësi të mira të gjuhës angleze për të ligjëruar.   2. Të posedojnë këto dokumente: 2.1. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (secili kandidat dorëzon kopjen e vërtetuar-noterizuar të diplomës Bachelor/Master).  — Nostrifikimi, nëse kandidati/ja e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës. — Duhet të jetë profili arsimor në bazë të normativit profesional për arsimin e përgjithshëm; 2.2. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (pasi të pranohet në punë); 2.3.  Dëshminë nga policia se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët; 2.4. Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor; 2.5. Ekstraktin e lindjes; 2.6. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID); 2.7. CV.   3. Afati i aplikimit: 3.1. Koha e aplikimit është nga data 19.07.2022 deri më datë 07.08.2022. Vërejtje: Konkursi është i hapur online dhe aplikimi mund të bëhet online (dokumentet duhet të dërgohen të skanuara)! Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e parapara sipas konkursit do të ftohen në intervistë!   MЁNYRA E APLIKIMIT: Elektronike  Kujdes: Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet me dokumente të pakompletuara nuk shqyrtohen dhe refuzohen. Për më shumë informacione na kontaktoni në numrin kontaktues ose email:  Mob: + 383 (0) 44 581 900, Prishtinë E-mail: kosova@turkiyemaarif.org 

Tagged as: Astronomi, Biologji, Fizike, Kosova Maarif School, Mesimdhenes per Gjuhe Shqipe, Mesimdhenese, Mesimdhenese per Gjuhe shqipe, Mesimedhenes, prishtine, prizren, psikologji, teknologji informative, Vende te punes

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
2103
227
534
1323