Konkurs i skaduar

Vende të lira të punës në mësimdhënie

International Maarif Schools of Kosova
  • 07.08.2022
  • Prishtinë
  • Arsim - & - Edukim

 

KONKURS PUNE Për vende të lira pune   Bazuar në nenin 35 të Ligjit për arsimin para universitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L–032, të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 dhe Udhëzuesit Administrativ të MASHT-it për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, nr. 05/2021, shkolla “International Maarif Schools of Kosova”, shpall:   VENDI I PUNËS:

  • Mësimdhënës/e për lëndën: Gjuhë shqipe ( 1 pozitë e hapur, me orar të plotë, zëvendësim) në Prishtinë;
  • Mësimdhënës/e për lëndën: Teknologji informative ( 1 pozitë e hapur, me orar të plotë) në Prishtinë;
  • Mësimdhënës/e për mësim klasor ( 1 pozitë e hapur, me orar të plotë) në Prishtinë;
  • Mësimdhënës/e për lëndën: Biologji (1 pozitë e hapur, me orar të plotë) në Prishtinë;
  • Mësimdhënës/e për lëndët: Fizikë dhe Astronomi (1 pozitë e hapur, 12 orë) në Prizren;
  • Mësimdhënës/e për lëndët: Psikologji – Filozofi (1 pozitë e hapur, 8 orë) në Prizren.

Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs:

1. Kandidatët e interesuar për të konkurruar në vendet e punës për pozitat e lartpërmendura, duhet t’i plotësojnë këto kushte:

1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

1.2. Të kenë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithshëm dhe normativit për arsim profesional në fuqi:

• Niveli master arsimor – Fakulteti i Edukimit (300 ECTS);

• Fakulteti katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, 4 vite të shkollimit universitar);

1.3. Kandidatët duhet të kenë njohuri dhe shkathtësi të mira të gjuhës angleze për të ligjëruar.   2. Të posedojnë këto dokumente: 2.1. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (secili kandidat dorëzon kopjen e vërtetuar-noterizuar të diplomës Bachelor/Master).  — Nostrifikimi, nëse kandidati/ja e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës. — Duhet të jetë profili arsimor në bazë të normativit profesional për arsimin e përgjithshëm; 2.2. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (pasi të pranohet në punë); 2.3.  Dëshminë nga policia se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët; 2.4. Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor; 2.5. Ekstraktin e lindjes; 2.6. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID); 2.7. CV.   3. Afati i aplikimit: 3.1. Koha e aplikimit është nga data 19.07.2022 deri më datë 07.08.2022. Vërejtje: Konkursi është i hapur online dhe aplikimi mund të bëhet online (dokumentet duhet të dërgohen të skanuara)! Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e parapara sipas konkursit do të ftohen në intervistë!   MЁNYRA E APLIKIMIT: Elektronike    Kujdes: Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet me dokumente të pakompletuara nuk shqyrtohen dhe refuzohen.   Për më shumë informacione na kontaktoni në numrin kontaktues ose email:    Mob: + 383 (0) 44 581 900, Prishtinë E-mail: [email protected]  Mob: + 383 (0) 45 103 666, Prizren

E-mail: [email protected] 

Tagged as: Astronomi, Biologji, Fizike, Kosova Maarif School, Mesimdhenes per Gjuhe Shqipe, Mesimdhenese, Mesimdhenese per Gjuhe shqipe, Mesimedhenes, prishtine, prizren, psikologji, teknologji informative, Vende te punes

#arsim & edukim #prishtinë
13938
269
2160
8455