Finance and Administration Assistant
Skaduar
Eppc Kosovo
Prishtinë
Administrate
Full Time
Përshkrimi

EPPC Kosovo, në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon një Finance & Administration Assistant.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatit, verifikon dhe regjistron faturat në librat e kontabilitetit;
  • Asiston në përgatitjen e deklarimeve dhe raporteve financiare;
  • Kontrollon dhe raporton llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme;
  • Përditëson bazën e të dhënave me informacionet e klientëve dhe kandidatëve;
  • Shpall dhe përditëson njoftimet e punës në portalet e punës dhe rrjete sociale; 
  • Përgatit raporte lidhur me procesin e rekrutimit, sipas nevojës; 
  • Merret me punët e përditshme administrative (organizimi i intervistave me kandidatë, përgatitja dhe printimi i materialeve për trajnime, porositja dhe pranimi i materialeve, furnizimi i zyrës etj.).

 

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare (ose viti i fundit i studimeve) në fushën e Financave, Menaxhmentit ose të ngjashme;
  • Përvoja e mëhershme e punës paraqet përparësi; 
  • Të zotërojë në mënyrë të shkëlqyer gjuhën angleze;
  • Njohuri të avancuara të pakos së MS Office (në veçanti aplikacionet Excel dhe Word);
  • Aftësi të mira ndërpersonale, si dhe aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese;
  • Të jetë pozitiv/e, i/e shkathët dhe me motiv të lartë për punë.

 

Të dhënat:

Pozicioni:                           Finance & Administration Assistant;

Lokacioni:                          Prishtinë;

Kontrata:                           Sipas Ligjit të Punës;

Aplikimet mbyllen:         05.08.2022.

 

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘Finance & Administration Assistant’ në adresën e e-mail-it: kosovo@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Apliko për këtë pozitë

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
2103
227
534
1323