Arkitekt/e
  • Jo Publik
Skaduar
Instabuilt
Prishtinë
Arkitekture
Përshkrimi

SHPALLJE PËR PUNË

Kompania InstaBuilt me prezencë dhe fabrikë në Evrope (InstaBuilt Europe) dhe SHBA (InstaBuilt North America), që të dyja pjesë e grupit “BP Home Investment” si kompani zhvilluese me reputacion në sferën e patundshmërisë në Kosovë – tani me prezencë ndërkombëtarë në tregje internacionale e shpall këtë konkurs pune.

Industria e ndërtimit dhe konstruksionit po ndryshon vazhdimisht, sepse e ardhmja është ndryshe. Ne kemi marr guximin të integrojmë teknologjinë, profesionin dhe ndërtimin për të krijuar të ardhmen e jetesës, dhe kështu të transformojmë sektorin tonë në Kosovë. Profesioni, zhvillimi në karrierë, udhëtimet internacionale, dhe kompensimi i duhur, konsiderohen vlerë e shtuar për kompaninë tonë, dhe rrjedhimisht klientët e partnerët tanë. 

Ndërtimi para-fabrikat e modulare është mundësi ideale për kandidatët që dëshirojnë të mësojnë, zhvillohen dhe aplikojnë njohuritë e tyre në një profesion që do të ketë të ardhme. Prandaj, të gjithë profesionistët që kërkojnë karrierë dinamike dhe janë ambicioz për tu zhvilluar në këtë drejtim për tregje internacionale janë të ftuar të aplikojnë për këtë pozitë.

Kemi kënaqësinë të ofrojmë mundësi punësimi për kohë të gjatë dhe me shanse të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme.

 

Pozita:                       Arkitekt/e (Architect)

Vendi i punës:          Fabrika InstaBuilt (rruga Prishtinë/Mitrovicë-Milloshevë)

Paga:                          Konkurruese

Kohëzgjatja:             Sipas marrveshjes

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Detyre kryesore e të punësuarit do të jetë si në vijim:

  • Dizajnimi, projektimi dhe zhvillimi i projekteve për nevojat e kompanisë;
  • Analize e Plotë për ndërtim sipas koeficienteve përkatës, për nevojat e kompanisë;
  • Rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
  • Punët tjera lidhur me ndërtimet duke përfshirë dhënien e njohurive profesionale për menaxhmentin, përmirësimin e projekteve ekzistuese, pjesëmarrjen në implementimin e projekteve të kompanisë, etj.
  • Organizimi/Mbështetje në punët dhe dhënien e instruksioneve për kontraktorët e kompanisë dhe mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve
  • Planifikimin e kryerjes së punëve, angazhimin e resurseve dhe mbikëqyrjen e punës.
  • Informimin e udhëheqësve për mbarëvajtjen e punëve, ne pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim.
  • Mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë.
  • Pranimin e detyrave nga Drejtori apo i autorizuari i tij dhe implementimin e tyre në vend-punim
  • Detyrat tjera të përcaktuara nga Drejtori.

Kualifikimet Minimale:

Kandidati  për  pozitën  e Arkitektit duhet  të  posedojë  njohuri  të  thella profesionale,  si  dhe  aftësi  të shkëlqyeshme  hulumtuese,  analitike  dhe  organizative.

Kandidati duhet të ketë përvojë paraprake në projektim së paku 1 vit. Nëse kandidati ka përvojë pune edhe në mbikyrje/menaxhim do të konsiderohet përparësi.

Njohuri në njërin nga programet Revit, AutoCAD, ArchiCAD dhe programe për renderim.

Po  ashtu,  Kandidati  duhet  të  demonstrojë  qasje  pragmatike  në  gjetjen  e  zgjidhjeve adekuate me  burime  të  kufizuara,  të  ketë  aftësi  të  zhvilluara  komunikimi  (në mënyrë verbale dhe me shkrim),  të ketë aftësi për  të  identifikuar prioritetet,  të ketë aftësi për  të bashkëvepruar  me maturi  dhe  ndjeshmëri me  kolegë  dhe  palë;  të  ketë  aftësi  për  të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor;  të ketë aftësi për  të  trajtuar  informatat e besueshme  në  mënyrë  të  duhur;  të  ketë  aftësi  të  shkëlqyeshme  në  përdorimin  e kompjuterit, dhe hulumtimit në internet.

Kandidati duhet të posedojë kualifikim universitar, eventualisht 3 provime para diplomimit.

Kandidati duhet të ketë  njohuri të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar, përparësi edhe njohja e gjuhës gjermane.

Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë duhet të dërgojnë CV në e-mail adresën: [email protected]

Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 15 Nëntor 2021.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6879
181
1518
6524