Financier/e
Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar. AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës.
AZTECH shpall konkurs - vende të lira pune për pozitën:
Financier/e (1 pozitë - Prishtinë)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Njohuri të avansuara rreth çështjeve tatimore
- Regjistrimi Faturave të Blerjes, Dokumenteve Unike Doganore dhe Shitjeve
- Regjistrimi i shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, notave kreditore, notave debitore
- Përgatitja e lëvizjeve Interne nga Depo dhe Pikat e Shitjes
- Regjistrimi i ekstrakteve bankare dhe mandateve të Pagesave/Arkëtimeve
- Barazimi i Pikave të Shitjes (Arka-Banka) dhe transaksioneve ditore-mujore
- Barazimet e kartelave financiare të Klientëve-Furnitorëve
- Kontrollon dhe monitoron regjistrimet dhe kalkulimet Financiare
- Bën monitorimin dhe barazimin e llogarive (Arka-Banka dhe llogarive të tjera)
- Trajtimi dhe rregullimi i Inventarit – njohuri rreth kartelave financiare të artikujve
- Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës
- Kontaktet e vazhdueshme me Pikat e Shitjes rreth barazimeve dhe kërkesave të tjera
- Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit
Kualifikimi:
- Diplomë Universitare në Ekonomi, Financa, Kontabilitet
- I certifikuar si Teknik/e Kontabiliteti në Institutet (KAF – SCAAK) dhe nivele tjera përparësi
- Së paku dy (2) vite përvojë pune relevante;
- Përvojë paraprake në fushën e financave;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe të komunikimit si dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve;
- Saktësi, vëmendje në detaje dhe ndjeshmëri ndaj prioriteteve;
- Njohuri të shkëlqyeshme të përdorimit të aplikacioneve të mëposhtme softuerike të pakos MS Ofice, Bilanci/Kubit (programe kontabiliteti) dhe programe tjera do të ishte përparësi;
- Të ketë integritet të lartë moral e profesional
Ne ofrojmë:
- Orar fleksibil të punës,
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
- Mundësi reale të zhvillimit profesional,
- Njohje të teknologjive sipas trendeve të reja të zhvillimit, dhe
- Pagë konkurruese.
Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]
Afati për aplikim deri me datë: 07.11.2021
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve
Njerëzore.