Arkatare, Sistemues/Sektorist, Punëtor Magazine
Skaduar
JUMBO Kosova
Ferizaj
Shitje
Përshkrimi

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.

Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

JUMBO – Kid Zone Kosova Sh.P.K. eshte pjese e Grupit BALFIN. Kid Zone Kosova sh.p.k eshte operatori ekskluziv i dyqaneve Jumbo ne Shqiperi, Kosove, Bosnje Herzegovine dhe Mal i Zi.

Aktiviteti kryesor i kompanise eshte shprendarja e lodrave per femije, produkte per foshnje, kancelari, produkte sezonale dhe shtepi.

JUMBO Kosova shpalle konkurs per dyqanin ne Ferizaj per pozicionet:

Arketare
Sistemues/Sektorist
Punetor Magazine

Pozicioni: Arkatare

Departamenti: Arka

Vendodhja: Ferizaj

PERMBLEDHJE E POZICIONIT:

Nje arketare eshte pergjegjese per menaxhimin e perditshem te arkes se vet ne perputhje me vlerat dhe politikat e pergjithshme te kompanise dhe te Grupit. Sigurohet qe gjate procesit te pageses, te jete e sakte, korrekte, te jap informacionin e duhur dhe ne te njejten kohe te ofroje sherbim te jashtezakonshem ndaj secilit klient, te shoqeruar me buzeqeshje dashamiresi dhe sjellje profesionale. Gjithashtu pergjegjese per pastertine, mirembajtjen, sigurine dhe menaxhimin e arkes, dhe ne fund te turnit dorezimin e xhiros dhe sigurohet qe cdo gje eshte ne rregull.

FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:

  • Mban paster dhe te rregullt Arken dhe ambientin e Arkes si dhe sektorin e ushqimores prane arkave dhe ate te blerjeve impulsive;
  • Mban Arken te sigurte , e kyc ate kur nuk eshte duke punuar po ashtu edhe ekranin e Programit qe perdoret;
  • Respekton dhe pershendet klientin e para qe ne momentin e pare qe ka kontakt me te;
  • Skanon produktet me pergjegjesi pa harruar asnje nga ato;
  • Kalon dhe kontrollon cdo produkt qe kalon mbi arken;
  • Komunikon qarte dhe sakte cmimin e produktit konsumatorit;
  • Merr dhe numeron leket me kujdes dhe saktesi;
  • Kthen kusurin pa gabime ne vemendje te klientit (ne rastet perkatese) dhe e pajis ate me kupon tatimor ose me fature tatimore ne rastet kur kerkohet,
  • Realizon sakte pagesa permes posit te bankave;
  • Gjate orareve te fluksit tregon kujdes ne rradhen e klienteve qe te mos shkaktoje pakenaqesi
  • Gjen barkoded e artikujve qe sjell klienti pa barkod duke bashkepunuar me koleget e tij / saj pa merzitur klientin dhe duke ofruar sherbim te shpejte dhe te sakte;
  • Informon me miresjellje klientet qe qeset e JUMBO jane me pagese duke shmangur keqkuptimet, dhe duke i dhene arsyet perkatese,
  • Informon klientet per ofertat dhe promocionet aktuale nese ka
  • Kryen vazhdimisht sistemimin e produkteve ne departamentin e arkes duke zbatuar udhezimet e supervizorit te arkave, merchandiserit ose Menaxherit te dyqanit;
  • Miremban produketet e departamentit ne menyre strikte duke respektuar te gjitha rregullat dhe procedurat e kompanise;
  • Ben mbushjen e vazhdueshme te sektorit te arkave me produkte kur eshte e nevojshme
  • Informon supervizorin e arkave / menaxherin e dyqanit ne lidhje me çdo problem qe mund te kete me produktet apo parate dhe ndihmon ne zgjidhjen e problemit;
  • Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizorin e arkave , menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit
  • Informon Supervizorin e Arkave dhe menaxherin e dyqanit per cdo problem apo avari teknike, ankese klienti, vizita ne dyqan ose ndodhi te pazakonta ne dyqan.
  • Asiston ne trajnimin e arketareve te rinje;
  • Ndihmon konsumatoret, duke u siguruar qe nevojat e tyre jane identifikuar qarte dhe qe zgjidhja e tyre te behet ne menyre te shpejte dhe te kujdesshme duke i lene ata te kenaqur.
  • Dorezon arken dhe sektorin e arkave te paster, rregullt dhe te gatshem per pune per turnin tjeter.
  • Mirepret klientet me miresjellje ne piken e informacionit dhe i merr qeset dhe i vendos ne raftet me numra, dhe po ashtu i percjell ata me miresjellje dhe duke i pershendetur i pari kur i rikthen qeset apo cantat e tyre.
  • Ne informacion shmang konfrontimet me klientin duke i ofruar atyre zgjidhje sipas rregulloreve te brendshme te kompanise, ose duke i drejtuar te supervizori i arkes/ menaxheri i dyqanit
  • Kryen me nje sherbim te shkelqyer dhe pa bezdisur/ fajesuar klientin procesin e nderrimit te aprovuar nga menaxheri i dyqanit;
  • Ne perfundim te turnit ben mbylljen e arkes dhe dorezimin e parave prane arkes qendrore;
  • Eshte pergjegjes per vlerat mangut apo parate fallco qe mund ti dalin gjate turnit.

KERKESAT:

  • Arsim i mesem ose i larte
  • Te pakten nje vit pervoje pune ne arke
  • Njohja e paketes MS Office

AFTESI:

  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe

Pozicioni: Sistemues/Sektorist

Departamenti: Operacione

Vendodhja: Ferizaj

PERMBLEDHJE E POZICIONIT:

Nje Sistemues eshte pergjegjes per sistemimin e produkteve ne vendet perkatese sipas standarteve te vendosura nga kompania. Ai/ajo kryen mbushjen e rafteve ne menyre te vazhdueshme dhe eshte pergjegjes per pastertine, si dhe rregullon ne menyre te vazhdueshme departamentin e tij/saj dhe me gjere.Asiston ne shitjen e produkteve sipas kerkeses se klientit duke ju permbajtur standartit te sherbimit ndaj klientit me nje cilesi te shkelqyer komunikimi.

FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:

  • Mban paster dhe te rregullt departamentin perkates dhe me gjere ne rast te kerkeses nga menaxhimi;
  • Sistemon produktet ne raftet dhe ne ishuj ne menyre te vazhdueshme ne fillim te turnit dhe ne vijim sipas politikes merchandising te kompanise, duke punuar ne koordinim me supervizorin e departamentit dhe merchandiserit e dyqanit;
  • Ben mbushjen e dyqanit sipas kerkesave dhe porosive te bera nga supervizori duke asistuar ne te gjitha proceset e punes. (marrja e produkteve, dergesa per salle, sistemimi);
  • Perkujdeset qe produktet te jene te ekspozuara sipas standarteve te kompanise ku perfshihet reklamimi, cmimi dhe sasia;
  • Njeh me se miri produktet e departamentit perkates duke pershire shumellojshmerine, sasine, dhe vetite e tyre;
  • Ndihmon ne mbledhjen dhe stokimin e produkteve me kod sezonal gjate mbylljes se tyre dhe perkujdeset qe stokimi te jete korrekt;
  • Informon klientin mbi produktin me vetite dhe cilesite e produktit bazuar ne kerkesen e tij;
  • Sillet situativ ne rast te problemeve me klientin, perdor njohurite e tij per te sqaruar keqkuptimet dhe kerkon ndihme nga superiori nese eshte e nevojshme;
  • Merr masa korrigjuese/ parandaluese gjate punes operacionale ne dyqan per te shmangur pakenaqesite e klientit te ndodhura nga pakujdesia;
  • Shoqeron klientin deri ne vendodhjen e produktit ne rast te kerkeses nga ana e klientit dhe asiston ne shitjen e produktit;
  • Identifikon nevojat e klienteve ne menyre qe te plotesoje kerkesat/ nevojat duke i lene ata te kenaqur.
  • Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit per cdo problem ne lidhje me produktin;
  • Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit per cdo problem ose incident ne lidhje me klientet dhe ndihmon ne zgjidhjen e tij perfundimtare;
  • Raporton te supervizori/ menaxheri i dyqanit ne menyre te menjehershem per avari te ndryshme per te cilat eshte deshmimtar i momentit;
  • Respekton rregulloren e brendshme te kompanise, kujdeset per kodin e veshjes dhe sjelljes ne pune;
  • Respekton dhe pershendet klientin i pari qe ne momentin e pare qe ka kontakt me te;
  • Ndihmon ne trajnimin e personelit te ri kur i kerkohet nga supervizori dhe ndan vazhdimisht informacionin me punonjesit e ri te departamentit te vet dhe me gjere;
  • Jep feedback ne rastet e kerkuara mbi performancen e punonjesit te ri qe i eshte caktuar per trajnim;
  • Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizoret, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.

KERKESAT:

  • Arsim i mesem ose i larte
  • Te pakten nje vit pervoje ne shitje
  • Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera do te perbenin avantazh
  • Njohja e paketes Microsoft Office perben avantazh.

AFTESI:

  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi per te njohur kodet e produkteve dhe vetite e tyre, si dhe per tja shpjeguar keto klientit dhe te tjereve;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe;
  • Aftesi per te krijuar besim te koleget dhe eproret;

Pozicioni: Punetor Magazine

Departamenti: Magazine

Vendodhja: Ferizaj

PERMBLEDHJE E POZICIONIT:

Nje Punetor magazine eshte pergjegjes per stokun fizik te dyqanit ne magazine, mirembajtjen, operimin e magazines si funksion operacional. Pranimin e furnizimeve, pranimin dhe dergimin e transfertave, sistemimin dhe mirembajtjen e kategorive dhe qarkullimin e mallit ne magazine dhe ne dyqan.

Pergatit produktet ne baze te porosive per ne terrenin e shitjes.

FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:

  • Mban paster dhe te rregullt magazinen duke u perkujdesur ne menyre ditore;
  • Sistemon ne menyre te vazhdueshme kategorine per te cilen eshte pergjegjes apo qe i delegohet nga supervizori i magazines;
  • Pergatit porosine e artikujve per departamentet sipas kerkeses;
  • Kujdeset qe gjate levizjes se mallin ne ambjentet e magazines produktet te mos demtohen dhe te jene gati per shitje ne gjendje perfekte;
  • Ben pranimin e furnizimit sipas udhezimeve te supervizorit te magazines;
  • Ben shkarkimin e kamionit me mjetet e kompanise;
  • Ben kontrollin ne sistem te furnizimit me terminalet e dores (motorrola, palmar) ne baze kutish;
  • Hap dhe kontrollon cdo kuti te dyshimte per difekte, minuse ose probleme te tjera fizike, sipas udhezimeve te supervizorit te magazines dhe eksperiencave te meparshme;
  • Ndan vec mostrat e reja sipas procedures qe zbatohen ne pranimin e furnizimit ne magazinat jumbo.
  • Ben stokimin e artikujve, pas pranimit te furnizimit dhe shperndarjes se porosive;
  • Pergatit fizikisht transfertat e produkteve qe kerkohen, nga menaxhimi ose supervizori i magazines;
  • Ben pranimin e transfertave qe vijne ne dyqan nga dyqanet e tjera jumbo, duke kontrolluar faturen e shoqerimit dhe sasine perkatese te mallit;
  • Ben stokimin e produkteve, te kategorive sezonale te mbyllura;
  • Ndihmon dhe pregatit transfertat e kodeve te kategorive sezonale, te mbyllura per magazine qendrore.
  • Njeh me se miri kodet e furnitorit per cdo kategori produkti;
  • Ne rast te kontaktit me klientin, i ofron klientit sherbim cilesor sipas standarteve te kompanise dhe/ ose kerkon ndihme nga personeli i salles per ta orientuar klientin me se miri;
  • Sillet situativ ne rast te problemeve ne pune, shmang keqkuptimet dhe kerkon ndihme nga superiori nese eshte e nevojshme;
  • Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit per cdo problem ne lidhje me produktin;
  • Raporton te supervizori/ menaxheri i dyqanit ne menyre te menjehershem per avari te ndryshme per te cilat eshte deshmimtar i momentit;
  • Respekton rregulloren e brendshme te kompanise, kujdeset per kodin e veshjes dhe sjelljes ne pune;
  • Respekton dhe pershendet klientin i pari qe ne momentin e pare qe ka kontakt me te;
  • Ndihmon ne trajnimin e personelit te ri kur i kerkohet nga supervizori dhe ndan vazhdimisht informacionin me punonjesit e ri te departamentit te vet dhe me gjere;
  • Jep feedback ne rastet e kerkuara mbi performancen e punonjesit te ri qe i eshte caktuar per trajnim;
  • Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizoret, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.

KERKESAT:

  • Arsim i mesem ose i larte
  • Te pakten nje vit pervoje ne magazinim
  • Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera do te perbenin avantazh
  • Njohja e paketes Microsoft Office perben avantazh.

AFTESI:

  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi per te njohur kodet e produkteve dhe vetite e tyre;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
  • Aftësi për te siguruar shërbim efikas në cdo kohe;
  • Aftesi per te krijuar besim te koleget dhe eproret;
  • Aftesi per te perballuar pune fizike nen stress.

Menyra e aplikimit*: Ju lutem dergoni CV-ne tuaj ne email adresen:
[email protected]

apo aplikoni online permes linkut:

https://docs.google.com/forms/d/1MxXaZ3HoMIJ2OgR9oA-SYSwssPNB4Ngzcpci5SEoLLw/edit

Afati i dorezimit10/12/2022

SHENIM: Ky pershkrim i punes nuk eshte gjitheperfshires. Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates/kompanise.

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr. 03/L-172 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves, ne mbeshtetje te nenit 65 (1) te Kushtetutes se Republikes se Kosoves.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6880
182
1518
6524