Udhëheqës i Shitjes HoReCa për regjionin e Prishtinës
  • +383 (0) 38/733- 377
Skaduar
Kosmonte Foods Sh.P.K
Prishtinë
Shitje
Përshkrimi

Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për:

Pozita: Udhëheqës i Shitjes HoReCa për regjionin e Prishtinës

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për kontrollim, mbikëqyrje dhe monitorim të produkteve në pikat shitëse;
  • Vlerëson dhe mbikëqyrë punën e stafit që ka nën mbikëqyrje;
  • Bashkpunon ngushtë me stafin e shitjes për plasim dhe pozicionim maksimal të produkteve të kompanisë;
  • Monitoron gjendjen e stoqeve dhe organizon shitjen e produkteve në pikat shitëse;
  • Përcjell produktet në shitje dhe angazhohet për shitje maksimale të gamës së produkteve;
  • Komunikon me stafin e shitjës në lidhje me të gjitha çështjet, kërkesat apo problematikat që mund të hasin në teren;
  • Përgatit apo përkrahë sipas nevojës kërkesat për porosi të mallrave për të gjithë stafin e shitjës;
  • Ndihmon dhe udhëzon stafin e shitjes për të gjitha çështjet me të cilat ballafaqohen ata;
  • Viziton dhe bashkëpunon me partnerët afarist të kompanisë në lidhje me të gjitha çështjet që ndërlidhen me shitje;
  • Harton raportet periodike mbi rezultatet e arritura për përsonat përgjegjës;

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e Lartë;
  • Të jenë të shkathët, fleksibil, komunikativ dhe këmbëngulës në arritjen e qëllimeve të shitjes;
  • Të kenë aftesi të mira të menaxhimit të kohës, planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Duhet të kenë njohuri bazike të tregut, artikujve dhe brendeve që dominojnë;
  • Të posedojnë patentë shofer të kategorise B;
  • Preferohet përvojë pune në shitje.

Të gjithë kandidatët e interesuar, inkurajohen të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postes elektronike: [email protected].

Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni.

Vetëm kandidatët potencial të përzgjedhur për plotësim pozite, do të kontaktohen për intervistë.

Konkursi mbetet i hapur deri më: 16.12.2022.

Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6930
186
1525
6542