Vozitës kategoria “C”
  • (0)38 606400
Skaduar
Buçaj
Lipjan
Transport
Përshkrimi

Korporata Buçaj shpall konkurs për këto pozita:

Vozitës kategoria “C”

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën pranimin e mallit nga depoisti sipas faturave te mallit;
  • Bën transportin e mallit prej depos deri tek blerësit;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (route planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi);
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe negocimit;
  • Aftësi të larta organizative dhe ndërpersonale.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të kenë përvojë pune dhe eksperiencë me pozitën e kërkuar;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë C;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-në apo aplikacionin e korporatës Buçaj dhe t’a dërgojnë përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 07 Dhjetor 2022 deri më 18 Dhjetor 2022.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6886
159
1519
6530