Psikolog/e - Mitrovicë
Skaduar
Diakonie Kosova
Mitrovicë
Mjekesi
Përshkrimi

Konkurs

OJQ Diakonie Kosova (DiaKos) Projekti : Qendra Psikosociale për Traumaterapi–shpall konkurs:

Pozita: Psikolog/e (1 pozitë).

Orari i punës: 40 orë në javë

Vendi i punës: Mitrovicë e Jugut

Kohëzgjatja e angazhimit: 7 muaj Dhjetor 2022 – Qershor 2023 (deri në rikthimin e psikologes aktuale nga pushimi i lindjes)

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin e Psikologjisë - studimet bachelor dhe master në Psikologji Klinike;
  • Licencë psikologu klinik;
  • Përvojë pune në këshillim dhe psikoterapi;
  • Gjuha angleze e obligueshme
  • Gjuha gjermane e preferueshme;
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe ndërpersonale;
  • Aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse;
  • Aftësi kompjuterike;
  • Të jetë fleksibil në orar të punës;
  • Të mos jetë nën hetime (të paraqes dëshmi nga Gjykata).

Përgjegjësit dhe detyrat e punës

  • Ofrimi i trauma terapisë dhe këshillimit psikologjik për individë, familje dhe grupe.
  • Organizimi dhe ofrimi i trajnimeve grupore për rritjen e ndërgjegjësimit psikologjik.
  • Dokumentimi i seancave, protokoleve dhe trajtimi i klientëve në mënyrë konfidenciale.
  • Kryen edhe detyra të tjera të veçanta që lidhen me natyrën e punës së tij/saj dhe që i ngarkohen nga mbikëqyrës-i/ja.
  • Raporton tek mbikeqyrës-i/ja për të gjitha detyrat e kryera.

Pozita e punës përfshinë supervision dhe zhvillim profesional të vazhdueshem falas (programi afatgjate ne traumaterapi, dhe trajnimi ne EMDR per femije dhe adoleshent) edhe pas perfundimit te kontrates se punes

Të interësuarit duhet të dërgojnë CV me FOTO (kriter), letër motivuese, dokumente të tjera mbështetëse (diploma, certifikata trajnimi, referenca, dëshmi nga gjykata së nuk jeni nën hetime).

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen!

Afati për aplikim është: 8 Dhjetor 2022 deri 15 Dhjetor 2022.

Aplikacionet pranohen online në adresën elektronike: [email protected], (në subjekt shenoni pozitën për të cilën aplikoni).

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6878
187
1518
6522