Arkatare (2), Shitës/e në Showroom (6), Depoist/Monter (2), Shitës/e
  • Jo Publik
Skaduar
Elteco Group L.L.C
Prishtinë
Arkë Shitje Te tjera
Përshkrimi

Elteco Group po zgjerohet me piken me të re në lagjen Arbëri (ish Dragodan) Prishtinë.

“HRC Kosova” është kompani e specializuar e cila ofron shërbime të Rekrutimit dhe Burimeve Njerëzore. Misioni ynë është të sigurojë menaxhim efektiv duke zhvilluar dhe zbatuar praktika të cilat kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të korporatave. 

“HRC KOSOVA” në emër të klientit të saj Elteco Group L.L.C, një nga kompanitë më prestigjioze e cila është lidere në shitjen e materialeve elektrike me shumicë dhe pakicë po kërkon të rekrutojë:

Arkatare (2 pozita)

Shitës/e në Showroom (6 pozita)

Depoist/Monter (2 pozita)

Shitës/e

Përshkrim i vendit të punës:

Detyrë kryesore e sektorisitit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është kujdesi që të mos ketë mungesë të stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ti njohë produktet e sektorit përkatës, që të jetë në gjendje t'u ofrojë ndihmë klientëve dhe të japë shpjegim në lidhje me cilësinë dhe mënyrën e përdorimit për secilin prej tyre;
  • U propozon dhe i ndihmon klientët në zgjedhjen e produktit përkatës;
  • Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
  • Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
  • Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
  • Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;
  • Është përgjegjës për zonën e caktuar nga përgjegjësi i tij;
  • Të jetë i gatshëm të punoj edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
  • Respekton të gjitha politikat dhe procedurat e kompanisë.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të ketë përvojë në shitje;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip;

Depoist/Monter

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranon furizimet të materialeve dhe i renditë në depo;
  • Pranon faturat dhe kujdeset për ngarkimin dhe shkarkimin e mallit në depo;
  • Kryen detyra të tjera të lidhura me aksionet, përfshirë kthimin, paketimin, çmimet dhe etiketimet e furnizimeve;
  • Bënë montimin e produketeve Elektrike;
  • Kontrollon dërgesat për dëmtime ose mospërputhje;
  • Kujdeset që mos të ketë mungesa në stok;
  • Kujdeset që porositë e klientëve të jenë gati në kohë.

Njohurite dhe Shkathtësitë:

  • Të ketë përvojë në punë të ngjashme;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter;
  • Të ketë aftësi të mira në komunikim;
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
  • License të vozitjës

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.
CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: [email protected]

Në “subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Arkatare, Shitës etj…)

Konkursi do jetë i hapur deri me datë 11 Dhjetor, 2021.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6692
158
1490
6432