FTESE PER OFERTE: Furnizim me Barna dhe Medikamente Mjekësore
  • -
Skaduar
SOS Fshatrat e Fëmijëve
Prishtinë
Ftesë për Ofertë
Përshkrimi

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë fton ofertuesit e kualifikuar në kuadër të të gjitha projekteve; që të ofertojnë për:

Furnizim me Barna dhe Medikamente Mjekësore

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentet shtesë:

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Vërtetimin Tatimor
  • Cmimet në ofertë duhet të kuotohen në euro pa TVSH
  • Kompania duhet t’i ketë logjistikën e nevojshme për ofrimin e barnave deri në lokacionin tonë po qe se kërkohet.(të ceken)
  • Të ceket lokacioni i ofertuesit

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë. Kompania duhet të ketë mallin e kontrolluar nga organi kompetent.

Të interesuarit mund të marrin listën e specifikuar të Barnave dhe Medikamenteve, cdo dite pune në email adresën: [email protected] deri me datën: 08.02.2023

Kriteret për përzgjedhjen e ofertës janë:

  1. Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës
  2. Lokacioni i ofertuesit më i afërt me SOS Fshatrat e Fëmijëve
  3. Pas përmbushjes së specifikacionit, cmimi më i lirë

Ofertuesit e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet dhe ofertën e mbyllur në zarf (2 kopje) të nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor dhe të shënuar: “OFERTA PER FURNIZIM ME BARNA DHE MEDIKAMENTE MJEKESORE” Ofertat duhet të dorëzohen deri me datën: 09.02.2023 në zyret e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, në adresën Velani “1 Tetori” p.n. Prishtinë cdo ditë pune nga ora 09:00-15:00

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6687
163
1489
6429