Arkitekt/e (4)
  • 049 909 110
Skaduar
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Prishtinë
Arkitekture
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Arkitekt/e (4 katër vende pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit me seli në Kazakhstan.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Njohuri të përgjithshme rreth materialit (vetitë fizike dhe mekanike) dhe funksionimi i tij ne kushte extreme klimatike; kalkulimi e sasisë së mërmerit për fasadë;
  • Bënë analizimin e sistemeve të ndryshme të strukturave mbajtëse të fasadës, kontrollimi i vizatimeve/detaleve teknike të sistemit mbajtes;
  • Bënë zgjedhjen adekuate të materialit për hapësira të jashtme;
  • Njohuri të përgjithshme rreth materialit dhe funksionimin i tij në kushte extreme klimatike;
  • Bënë analizimin dhe përzgjedhjen adekuate të dyreve të hyrjes; analizimi i detajuar i urave termike dhe materialeve izoluse në perimetrin e kornizes se dritareve;
  • Bënë përzgjedhjen e materialit; kalkulimi i materialit të nevojshem për montim;
  • Bënë analizimin e mënyrës së fiksimit varësisht prej materialit (xham, alumin bronz, etj.) kalkulimin e materialit;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Fakulteti i Arkitekturës;
  • Së paku 5 vite përvojë punë fushën e arkitekturës;
  • Njohuri pune të programeve (AutoCAD 2D, ArchiCAD 2D & 3D, Microsoft office);
  • Aftësi komunikuese dhe bashkëpunim në grupe profesionistesh; në raste specifike gjetja e zgjidhjeve të qendrueshme në aspektin professional;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar në e-mail adresën: [email protected] deri me datë 06/02/2023 apo të dorëzoj fizikisht në zyrën e kompanisë Shield Recruitment&HR sh.p.k. në adresën e kompanisë Rr. Aziz Abrashi Nr.140 Prishtinë zona Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë çdo ditë pune prej orës 08:00 - 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6895
165
1520
6532