ZYRTAR/E LIGJOR/E (2), PRAKTIKANT/E (2)
Skaduar
Kompani ZYRA E PERMBARUESIT PRIVAT BARDH B. TASHOLLI
Ferizaj
Shërbime juridike
Përshkrimi

ZYRA E PERMBARUESIT PRIVAT BARDH B. TASHOLLI me seli ne Rr. Vllëzërit Gërvalla Ferizaj, p.n., shpall konkurs pune për këto pozita:

  • ZYRTAR/E LIGJOR/E (2 pozita), dhe
  • PRAKTIKANT/E (2 pozita)

Detyrat e Punës për Zyrtar/e Ligjor/e:

  • Përgaditja, protokollimi i lëndëve përmbarimore
  • Kontrollimi i shkresave të lëndëve të paraqitura nga kreditorët;
  • Asistimi në përmbarime në terren, përfshirë procesin e regjistrimit dhe sekuestrimit të pengut të luajtshëm sipas dispozitave ligjore;
  • Organizimi i daljes në teren me Zyrtarin Përmbarimor;
  • Mbajtja e kalendarit për daljet në terren;
  • Përcjellja e afateve pas veprimeve të ndërmarra në terren rreth daljeve në vazhdim;
  • Monitorimi i lëndëve në procedurë përmbarimore;
  • Komunikim profesional me palët në procedurë përmbarimore;
  • Dorëzimi i shkresave në terren sipas nevojës;
  • Njohuri te Ligjit të Procedurës Përmbarimore dhe ligjeve tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diploma ne Fakultetin Juridik, niveli Bachelor ose Master
  • Aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme në gjuhën shqipe;
  • Nivel të lartë profesional dhe integritet personal;
  • Shkathtësi të avancuara komunikuese;
  • Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;
  • I gatshëm që të punoj si pjesë e ekipit;
  • I gatshëm të punoj nën presion të punës;
  • Njohuri në Microsoft Office (Word, Excel, Outlook etj);

Detyrat e Punës për Praktikantin/Praktikanten:

  • Asistimi në përmbarime në terren;
  • Organizimi i daljes në terren me Zyrtarin Përmbarimor;
  • Mbajtja e kalendarit për daljet në terren;
  • Përcjellja e afateve pas veprimeve të ndërmarra në terren rreth daljeve në vazhdim;
  • Monitorimi i lëndëve në procedure përmbarimore;
  • Komunikimi me palët në procedurë përmbarimore;
  • Dorëzimi i shkresave në terren sipas nevojës;
  • Kryen punë dhe detyra tjera sipas nevojave te zyres;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Student i vitit të tretë apo absolvent/e në Fakultetin Juridik
  • Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;
  • I/e gatshëm/e që të punoj si pjesë e ekipit;
  • Njohuri në Microsoft Office (Word, Excel, Outlook);

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e cila duhet ti ketë të bashkangjitura dokumentet për përgaditjen profesionale, përvojën e punës, dhe një letër motivimi.

Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në e-mail adresën: [email protected].

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas përshkrimit të pozitës ftohen në intervistë.

Konkursi është i hapur deri më datën: 10.02.2023.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6921
177
1522
6541