Edukatore për grup moshën 0-3 vjec
Skaduar
Institucioni Parashkollor OJQ "Ketrushët"
Prishtinë
Arsim & Edukim
Përshkrimi

Në bazë të ligjit të punës Nr. 03/L-212 neni 8, paragrafi 1 dhe 2 (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 90 / 01 DHJETOR 2010) Institucioni parashkollor OJQ “Ketrushët” në Prishtinë shpall:

KONKURS PËR VEND TË LIRË TË PUNËS

Pozita; (1) Edukatore për grup moshën 0-3 vjeç

Orar i plotë

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kanditatëve

Kualifikimet do të bëhen në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHTI, respektivisht UA nr . 05/2021 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, neni 4.

  1. Fakulteti i Edukimit-programi katërvjeçar i nivelit baçelor për edukimi në fëmijërinë e hershme 0- 3 vjeç;
  2. Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi infermiere edukatore
  3. Shkolla e mesme e mjeksisë – drejtimi pediatri
  4. Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi mami
  5. Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme.

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimiti plotësuar (merret në kopsht)
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (kopje- letërnjoftimi ose pasaporta);
  • Diplomat e kualifikimit (ose çertifikatat; çertifikatat në vend të diplomësduhet të jenë të noterizuara te noteri. Diploma ose certifikata duhet të përcaktoj qartë notënmesatare.
  • Çertifikatat e trajnimeveduhet të jenë të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës nga ana e institucionit;
  • Dëshmi të përvojës së punës vetëm në institucione arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës do të merren parasysh).

Sqarime shtesë:

  • Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
  • Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pa kompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
  • Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente(jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  • Personat të cilët kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
  • Për intervistëdo të ftohen kandidatët të cilët i plotësojnëmë së miri kushtet sipaskonkursit dhe legjislacionit në fuqi.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur nga 23.01.2023 deri më 05.02.2023.

Aplikacionin për aplikim dhe dorëzimin e dokumentacionit mund ta merrni dhe ta sjellni në objektin e kopshtit “Ketrushët” çdo ditë pune nga ora 09.30 deri 14.00.

Aplikacioni i kompletuar me të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohet në Institucionin Parashkollor “Ketrushët” në adresë Rr; Lah Nimani nr; 40 Prishtinë (në afërsi Aleanca franceze).

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6926
182
1524
6541