Konkurs i skaduar

Asistent i/e Financave

Agro Trade Group Sh.p.k
  • 10.02.2023
  • Prishtinë
  • Financa

Kompania: Agro Trade Group Sh.P.K.
Lokacioni: Prishtinë

Pozita: Asistent i/e Financave (2 Pozita)

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistrimi i blerjeve dhe shitjeve;
  • Regjistrimi i shpenzimeve;
  • Regjistrimi i ekstraktit të bankave;
  • Përgatitja e librave tregtare, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetës si dhe raportimi i çështjeve me rendësi;
  • Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës;
  • Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit;
  • Sipas detyres së mbikqyrësit kryen edhe detyra tjera që ndërlidhen me vendin e punës;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë Universitare (Fakulteti Ekonomik);
  • Të ketë minimalisht 1 vit përvojë në punë të ngjashme;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, me theks të veçantë Microsoft Office (Excel, Word);
  • Të ketë aftësi analitike;
  • Aftësi të komunikimit verbal dhe përmes e-mailit;
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

Ju lutem dërgoni CV-të tuaja në email adresën [email protected] dhe tek rubrika “subject” shkruani Pozitën për të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 10.02.2023

Vetëm personat që do të përzgjidhen në fazën e parë do të ftohen për intervistim.

#financa #prishtinë
13940
271
2161
8455