ZYRTAR I KONTROLLIT TË BRENDSHËM - Departamenti i Riskut
Skaduar
FINCA Kosovo
Prishtinë
Logjistike
Përshkrimi

ZYRTAR I KONTROLLIT TË BRENDSHËM

Departamenti i Riskut – Zyre Qendrore

PËRGJEGJËSITË:

  • Kryen kontrollë në teren per të verifikuar respektimin e Politikave dhe Procedurave të rrezikut kreditor,
  • Kryen kontrolle për aktivitetet dhe proceset e ndryshme ne zyrën qendrore për të verifikuar implementimin e saktë te Politikave dhe Procedurave të Institucionit,
  • Angazhohet në kontrolle te aktiviteteve të ndryshme në proceset të cilat mund të jenë më të dyshimta apo mund të kërkohet kontrolle nga Mbikeqyrësi dhe Bordi Menaxhues,
  • Realizon detyrat e punës të cilat janë ta parapara me planin e punës,
  • Përgatit raporte për kontrollet e realizuara dhe të njejtat I dergon tek Mbikeqyresi i tij/saj. Gjithashtu, jep rekomandime per të adresuar leshimet dhe rreziqet e identifikuara. Te njejtat kerkohen te monitorohen per implementimin e tyre te suksesshëm.
  • Angazhohet në verifikimin e implementimit e saktë të kërkesave të rregullatorit për të siguruar pajtueshmërine me rregulloret e aplikueshme.

KUALIFIKIMET:

  • Diplomë universiteti në ekonomi, banka, financa ose administrim biznesi;
  • Përvoja e punës mbi 1 vit si Analist Kreditor është përparësi;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Aftësi shumë të mira në të shkruar dhe në përpilime të raporteve;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Posedimi i patent shoferit është i domosdoshëm.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org, ose dergoni CV- në dhe Letrën motivuese në e-mail adresën [email protected] . Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 09.02.2023.

www.fincakosovo.org

FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 19 institucioneve mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre.

Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të përpunojë të dhënat personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë.

FINCA Kosovë Zyra Qendrore Rr. Robert Doll, Nr.11210000 Prishtina + 383 (0) 38-609-721 + 383 (0) 38-609-722 Kosovo.FINCA.org

FINCA është institucion financiar Amerikan me selinë kryesore në Washington DC – SHBA , pjesë e rrjetit të FINCA Impact Finance| Vepron në 21 shtete të botës, në 5 kontinente të ndryshme | Ofron shërbime mbi 1.6 milion klientëve në mbarë botën

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6915
181
1521
6538