Menaxher i shitjeve
Skaduar
Infosoft Systems SH.P.K.
Prishtinë
Menaxhment
Përshkrimi

Infosoft Systems Prishtina, kerkon te rekrutoje:

Menaxher i shitjeve

PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM PUNËS:

Menaxheri i shitjeve është punonjësi përgjegjës për të ndërtuar dhe menaxhuar procesin e shitjes midis kompanisë edhe Klientëve të saj ne sektorin B2B(Business to Business). Për realizimin e këtij objektivi përdor me kujdes njohuritë për produktet qe trajton kompania dhe është përgjegjës për menaxhimin e procesit të shitjes gjatë gjithë ciklit, prej mundësisë deri në përfundimin e kontratës. Menaxheri i shitjeve kryen detyrat e postit bazuar në procedurat, instruksionet dhe rregulloret e kompanisë.

KËRKESAT BAZË PËR ARSIMIM, KUALIFIKIM, EKSPERIENCË:

  • Diplomë universitare – inxhineri ne shkenca kompjuterike, apo relevante
  • Te pakten 3 vjet experience ne sektorin e teknologjise ne institucione financiare/bankare
  • Njohuri e mirë e produkteve IT – e detyrueshme
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore

  • Zhvillimi i një marrëdhënie solide dhe besuese midis klientëve kryesorë dhe kompanisë
  • Zgjidhja e çështjeve dhe ankesave kryesore të klientit
  • Parashikimi i ndryshimeve dhe përmirësimeve kryesore të klienteve
  • Menaxhimi i komunikimit midis klientëve kryesorë dhe ekipeve të brendshme
  • Planifikimi strategjik për të përmirësuar rezultatet e klientit
  • Negocimi i kontratave me klientin
  • Krijimi dhe mbikëqyrja e buxheteve të brendshme me kompaninë dhe buxhetet e jashtme me klientin
  • Plotësimi i të gjitha nevojave dhe rezultateve të klientit sipas afateve kohore të propozuara
  • Analizimi i të dhënave të klientit për të siguruar menaxhimin e marrëdhënieve me klientët
  • Zgjerimi i marrëdhënieve dhe sjellja e klientëve të rinj

Te tjera

  • I organizuar dhe i orientuar drejt targeteve
  • Motivues per ekipen dhe stafin; i/e aftë për të mentoruar dhe udhëhequr
  • Vetë-motivues
  • Aftësi të shkëlqyera të marrëdhënieve ndërpersonale
  • Kuptim i thellë i klientëve kryesorë të kompanisë dhe pozicionit të tyre
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim; duhet të jetë një dëgjues, një prezantues i mire etj
  • Aftësi të forta negociuese

Benefite

  • Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore.
  • Orari i punës: orar i rregullt i punës.
  • Pagë konkurruese në treg.
  • 20 dite pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet tjera sipas legjislacionit në fuqi.
  • Sigurim Shendetesor per punonjesit e kompanise.
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Kandidatët e kualifikuar duhet të dorëzojnë letrën e interesit, CV-në e përditësuar dhe kopjet e dokumenteve mbështetëse duke përfshirë letrat e referencës, në adresën e mëposhtme të e_mail: [email protected], deri me date 15.02.2023

Të dhënat personale që do të dorëzoni përmes aplikacionit tuaj, do të mbrohen dhe përdoren vetëm për qëllime rekrutimi, sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, konkretisht sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6868
177
1517
6522