Specialist/e i/e Marketingut
  • (0)38 606400
Skaduar
Buçaj
Lipjan
Marketing & PR
Përshkrimi

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën

Specialist/e i/e Marketingut

Përgjegjësitë për pozitën

  • Specialisti/ja i/e Marketingut angazhohet në bashkëpunim me Udhëheqësin e Divizionit gjatë hartimit, përpilimit dhe zbatimit të strategjive të marketingut, për të tërhequr audiencën e përcaktuar (ATL DHE BTL);
  • Menaxhimi dhe zhvillimi i strategjive për rrjetet sociale në promovimin e kompanisë/brendit;
  • Përgatit materialet e marketingut si broshura, fletë informuese, dosje promocionale dhe të tjera, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing për llojet e brendit të cilat i mbulon;
  • Përgatitja dhe raportimi i buxheteve për implementimin e fushatave të reklamimit;
  • Përcjellja e konkurrencës;
  • Propozon pako të ndryshme promovuese që do të nxisin rritjen e shitjeve të brendit;
  • Të realizoj imazhin marketing (informacion dhe publicitet) të projekteve të cilat do të mbulohen me marketing;
  • Si dhe detyra tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë diplomë universitare në fushën relevante;
  • Minimum dy (2) vite përvojë pune në fushën e marketingut dhe shitjes;
  • Aftësi të mira organizative dhe planifikuese;
  • Njohuri të shkëlqyera të marketingut si dhe njohja e terrenit të Kosovës;
  • Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe e domosdoshme njohja e gjuhës angleze;
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
  • Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup;
  • Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit;
  • Posedimi i patentë shoferit është i domosdoshëm.

Inkurajohen të gjitha kandidatet e interesuara të cilat i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke plotësuar aplikacionin e Korporatës Buçaj ose CV dhe ta dërgojnë përmes e-mail adresës elektronike në [email protected]. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com. Aplikacioni ose CV mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 02 Shkurt 2023 deri më 12 Shkurt 2023.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6919
185
1522
6538