Konkurs i skaduar

Asistent i E-Commerce dhe Social Media

AS SPORT
  • 22.03.2023
  • Prishtinë
  • Social - Media

AS SPORT u themelua në Prishtinë, në vitin 2014. Ne jemi përfaqësues të Sport Vision dhe Sport Reality, ndërsa numërojmë rreth 14 pika shitëse, me markat sportive më të njohura botërore.

Bëhu pjesë e ekipit tone në pozitën:

Asistent i E-Commerce dhe Social Media

Përgjegjësitë:

  • Kujdeset për shtimin dhe mirëmbajtjen e produkteve në website
  • Ndihmon në menaxhimin e rrjeteve sociale
  • Krijon materiale të përditshme për rrjete sociale
  • Rregullisht propozon zgjidhje për të siguruar shikueshmëri më të mirë, arritje, ndërveprim dhe angazhim me klientët.

Kualifikimet:

  • Të njoh mirë përdorimin e programeve Photoshop dhe Illustrator
  • Të ketë aftësi krijuese dhe të japë ide produktive për zhvillim të faqeve në rrjete sociale
  • Të zotëroj aftësi shumë të mira komunikimi të gjuhës së shkruar
  • Fleksibilitet, përgjegjshmëri dhe pozitivitet ndaj punës

Përfitimet:

  • Shujtë ditore
  • Orar fleksibil të punës
  • Ambient dinamik të punës
  • Mundësi të mëdha të rritjes dhe zhvillimit profesional

Aplikimi:

Për të aplikuar ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në e-mailin [email protected] duke shkruar pozitën e punës për të cilën aplikoni deri me datë 10 Mars 2023.

Duke ju falenderuar për aplikimin ju informojmë se vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë.

#social media #prishtinë
13938
269
2160
8455