Asistent/e i/e Shitjes (10)
  • +381 (0) 38 500 202 100
Skaduar
Albi Group
Prishtinë
Shitje
Përshkrimi

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

Albi FashionRetail si pjesë e Albi Group, për të plotësuar nevojat e veta për dyqanet në Albi Mall në Prishtinë, kërkon kandidatë të motivuar, kreativ, të pasionuar ndaj modës dhe të interesuar për të zhvilluar karrierën në një ambient dinamik ndërkombëtar të aplikojnë për vendin e punës si:

Asistent/e i/e Shitjes (10 pozita)

Vendi i punës: Albi Mall, Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Asiston në ofrimin shërbimeve ndaj klientëve në dyqan, duke i përshëndetur, u përgjigjur në pyetje, duke ofruar ndihmë dhe sugjerimi të artikujve, dhënia e opinioneve si dhe dhënia e informatave mbi produktin;
  • Kupton dhe shpreh interesim për nevojat e konsumatorëve;
  • Këshillon konsumatorët në përputhje me kërkesat e tyre;
  • Kujdeset që të gjitha veshjet dhe aksesorët të jenë të gatshëm për ekspozim në dyqan (vendosja e alarmeve, kategorizimi, palosja, etj.);
  • Përkujdeset për vendosjen dhe rregullimin e artikujve në vendet përkatëse sipas udhëzimeve të menaxherit apo merchandiserit,
  • Kryen pagesa në arke sipas nevojës.

Kualifikimet:

  • Se paku diplomë e shkollës së mesme;
  • Të ketë përvojë pune relevante;
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
  • Të jetë metodik dhe i/e organizuar,
  • Të jetë fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve,
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi.

Ne ofrojmë:

  • Orar fleksibil të punës,
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e një kompanie lidere fushën e Retail
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional, dhe
  • Pagë konkurruese.

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese në e-mail adresën [email protected] duke shënuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikonin jo më vonë se deri më datën 15.09.2021

Duke ju falënderuar paraprakisht për aplikimin tuaj, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6878
180
1518
6523