KOORDINATOR/E I/E PORTFOLIOS
Skaduar
Migros Group
Prishtinë
Administrate
Përshkrimi

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator.

Shpallim konkurs për:

KOORDINATOR/E I/E PORTFOLIOS

Përgjegjësitë kryesore:

  • Analizon rrjetin (përformancën e shitjeve, portfolion e produkteve PPL);
  • Mbështet ekipen e shitjeve me planin e biznesit të rrjetit/klientit;
  • Përgaditja e raporteve të shitjeve për totalin e vendit/rrjetit/klientit;
  • Kontribuon në mënyrë aktive në procesin e planifikimit të prezantimit të produkteve të reja;
  • Ndan informacionet relevante për klientin/furnitorin me ekipen e shitjes;
  • Koordinimi i kontakteve ndërmjet klientit/furnitorit dhe kompanisë;
  • Menaxhon të gjitha aktivitete në bashkëpunim me departamentet e tjera me fokus në sigurimin e rezultateve më të mira të mundshme si dhe zhvillimin e marrëdhënieve kompani-klientë;

Kushtet e përgjithshme:

  • Përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë të ngjashme;
  • Preferohet shkollim i lartë professional;
  • Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, Internet, etj.);
  • Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: [email protected].

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.

Migros Group

Zona industriale 4, 12000 Prishtinë, Kosovë

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6690
156
1490
6431