FTESË PËR TENDER - Shërbime të dizajnit dhe printimit
Skaduar
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF
Prishtinë
Ftesë për Ofertë
Full Time
Përshkrimi

FTESË PËR TENDER

Titulli i kontratës: Shërbime të dizajnit dhe printimit për Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF

Të nderuar,

KOMF është i interesuar për të kontraktuar një subjekt me veprimtari dizajni dhe printimi të raporteve, materialeve promovuese dhe gjërave tjera të cekura në Aneks 2 – Specifikimi Teknik dhe oferta Financiare. Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet të cilat janë të specifikuara në Aneks 1 – Termat e Referencës janë të ftuara të dorëzojnë propozimin.

Emri i Kontratës: Shërbime të dizajnit dhe printimit

Numri i referencës: 001/03/2023

Data e publikimit: 06 Mars 2023

Data e mbylljes: 19 Mars 2023, ora 00:00.

Autoriteti Kontraktues: Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve

Adresa: Rr. Sejdi Kryeziu Bl-4, Nr. 14, 10 000 Prishtinë, Kosovë

Oferta juaj duhet të dorëzohet përmes e-mailit zyrtar info@komfkosova.org para përfundimit të afatit të lartë-cekur. Të gjitha dokumentet duhet të jenë në përputhje me kërkesa të cilat janë të cekura në Aneks 1 – Terma e Referencës.

Për pyetje shtesë lidhur me këtë prokurim dhe TeR ju lutem dërgoni pyetjet në formë të shkruar në e-mail zyrtar si më poshtë:

E-Mail: info@komfkosova.org.

Data e fundit për pyetje: 10 Mars 2023

Ju lutemi sigurohuni që të dorëzoni ofertën tuaj në mënyrën dhe në kohën e përshkruar në Kushtet e Referencës.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
3887
155
1025
3190