Instalues mekanik të ashensorëve dhe shkallë elektrike Schindler, Instalues për pjesën elektrike ashensorë dhe shkallë elektrike Schindler, Inxhinier mekanik & Përgjegjës për sigurinë teknike në punë, Mirëmbajtës për ashensorë dhe shkallë elektrike
  • 0038349977300
Skaduar
EME GROUP KS SH.P.K.
Prishtinë
Inxhinieri
Përshkrimi

Përshkrimi

EME GROUP KS SH.P.K është distributori ekskluziv i kompanisë prodhuese Schindler në territorin e Kosovës për ashensorët, shkallët lëvizëse dhe tapetet lëvizëse. EME merret me shitje, instalon, mirëmban dhe modernizon sistemet e transportit për të gjitha llojet e ndërtimeve. Produktet Schindler mund të gjenden në shumë ndërtesa të njohura në të gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë ndërtesa të tipeve të ndryshme si psh: Qendra banimi, qendra tregtare, zyra, hotele, aeroporte, spitale dhe cdo tip tjetër ndërtese ku nevojitet transporti vertikal.

EME GROUP KS SH.P.K kërkon të punësoj:

  • Instalues mekanik te ashensoreve dhe shkalle elektrike Schindler
  • Instalues per pjesen elektrike ashensore dhe shkalle elektrike Schindler
  • Inxhinier mekanik & Pergjegjes per sigurine teknike ne pune.
  • Mirembajtes per ashensore dhe shkalle elektrike.

Kualifikimet

  • Të dinë të lexojnë skemat elektrike.
  • Të dinë të lexojnë vizatimet mekanike.
  • Të kenë eksperiencë pune mbi 3 vite në fushën e mekanikës, elektrikës.
  • Të kenë licencë shoferi (patentë).
  • Të jenë të disponueshëm për të punuar në të gjithë territorin e Kosovës.
  • Të jenë të motivuar dhe të përgjegjshëm gjatë orarit të punës.
  • Të kenë aftësi komunikimi në grup dhe të mbrojnë interesat e EME.
  • Të jenë në moshën 23 deri në 45 vjec
  • Të mbrojnë të drejtën intelektuale të kompanisë.
  • Të mbrojnë të gjithë informacionin që do u jepet nga kompania .

Orari i punës

  • E hënë - E shtunë
  • 7:30 ne mengjes fillon puna.
  • 12:00 deri në 13:00 pushimi i drekës
  • 13:00-17:30 përfundimi i ditës së punës.

PAGA NETO

  • Paga e kenaqshme (bazuar ne profilin e punes dhe eksperiencen se kandidatit)

KONTAKTE :

Për me shume info mundeni te telefononi ne numrat tane

AL: 00355 (0) 672064551

AL: 00355 (0) 672064553

ose mund të dërgoni CV tuaj në adresën e E-mailit: [email protected]

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7708
212
1613
6810