Recepsionist/e dhe Auditor i Natës
  • 049 909 110
Skaduar
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Prishtinë
Administrate
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Recepsionist/e dhe Auditor i Natës (1 një vende pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për kryerjen e kontrollit të identitetit të personit si dhe të gjitha procedurave të zakonshme në recepcion, si “check in / check out”;
  • Përgjegjës për adresimin e të gjiha kërkesave të mysafirëve me shpejtësi dhe efikasitet;
  • Përgjegjës për adresimin e të gjitha ankesave të mysafirëve duke qenë dhe pikë e parë e kontaktit në këtë aspekt;
  • Ndërmerr veprime për të siguruar përgjigje të shpejtë ndaj problemeve të mysafirëve dhe sigurohet që mysafiri ndahet i kënaqur;
  • Përkujdeset që të gjitha cmimet, kredit limitet, obligimet rreth dhomave dhe llogaritë e mysafirëve kontrollohen ne baza ditore;
  • Përgjegjës për procesin e regjistrimit të mysafirit në menyrë të saktë ku të gjitha informatat përfshihen në listen e regjistrimit si dhe letra e përgjegjësisë dhe mënyra e pagesës janë të nënshkruara;
  • Përkujdeset se të gjitha informatat e mysafirëve janë futur në programin Opera dhe ruajtur në profil;
  • Përkujdeset që 30min pas check-in mysafiri telefonohet në dhomë për t’u siguruar që cdo gjë është në rregull, dhe në ditën në vazhdim telefonohet për t’u siguruar që nuk ka ndonjë problem me shërbimin/dhomën dhe është i lumtur të bëhet ambassador i Swiss Diamond Hotel;
  • Përkujdeset që gjatë procesit të check-in, garancioni mbi pagesën si, kredit kartela është preautorizuar, proces që dëshmon se kredit karta është valide ose ne të kundërten një vlerë e përshtatshme e kesh-it i kërkohet mysafirit si deposit. Cdo devijim nga kjo procedure rezulton në llogaridhënie direkte individuale;
  • Përgjegjës për procesin e faturimit duke respektuar me përpikmëri procedurat e faturimit si dhe sigurohet se të gjitha llogaritë e mysafirëve 100% janë të sakta para se ti paraqiten klientit dhe përkujdeset që fatura e borxhit është nënshkruar dhe mënyra e pagesës është e pranishme;
  • Përgjegjës për verifikimin e faturave të mbyllura dhe barazon llogarite nga nderrimi i paraditës;
  • Përgjegjës për përgaditjen e raportit me qëllime financiare;
  • Përgjegjës për pranimin, kontrollimin dhe ruajtjen e materialit të pranuar në recepsion dhe që në fillim të cdo muaji përgatit inventarin;
  • Përkujdeset për aplikimin e cmimit të barabartë në mes cmimeve të dhomave në hotel dhe cmimit shitës në OTA. Sidoqoftë, cmimi që paguan mysafiri duhet të përputhet me strategjinë e hotelit;
  • Një libër i shënimeve mbahet për të raportuar problemet si dhe për cështje të përcjelljes së detyrave në mes të dy ndërrimeve;
  • Kupton statusin e dhomave, cmimet e dhomave, sigurohet që në sistem ka numër të mjaftueshëm të dhomave të inspektuara me statusin e pastërt ose e njofton mbikqyrësen e shtëpiakeve nëse ky nuk është rasti;
  • Përgjegjës për mbajtjen e evidencës së mysafirëve dhe të vizitorëve që hyjnë dhe dalin nga hoteli;
  • Përkujdeset për organizimin e transportit, me kërkesë të mysafirit për vizita jashtë hotelit;
  • Përkujdeset për kryerjen e transaksioneve monetare ndaj mysafirëve ne bazë të rregullave financiare të hotelit;
  • Përkujdeset për të plotësuar të gjitha faturat hyrëse dhe dalëse;
  • Përgjegjës për postimet e minibarit;
  • Lajmërohet në telefon sipas standardit që parashihet me politikë të hotelit duke u siguruar që porosia që e merr adresohet menjëherë;
  • Përkujdeset për përcjelljen e informatave dhe e pyetjeve tek njësitë përkatëse;
  • Informon personelin përgjegjës lidhur me VIP mysafirët dhe të gjitha ngjarjet e jashtëzakonshme në hotel, përfshirë incidentet dhe aksidentet;
  • Përgjegjës që të gjitha aktivitet ditore të recepsionit janë përmbyllur me sukses;
  • Përgjegjës për përkujdesje të sjellshme dhe xhentile ndaj mysafirëve si dhe paraqitje adekuae duke mbajtur uniformën e pastërt, emrin e paraqitur në uniformë dhe respekton standardet e higjenies personale;
  • Përgjegjës për zbatimin e politikave të hotelit;
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
  • Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
  • Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L-06/082);
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
  • Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet:

  • Përgatitje akademike (niveli bachelor) në fushën e turizmit dhe hotelierisë;
  • Të ketë së paku 3 (tre) vite përvojë pune profesionale si recepsionist në hotele me 4 ose 5 yje;
  • Integritet të lartë dhe etikë;
  • Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi;
  • Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike;
  • I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil;
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze;

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] deri me datë 23/03/2023 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6928
184
1525
6541