Praktikant/ë vullnetar/e (20)
Skaduar
Gjykata Komerciale
Prishtinë
Praktikë
Përshkrimi

REPUBLIKA E KOSOVËS
REPUBLIKA KOSOVA – REPUBLIC OF KOSOVO
GJYKATA KOMERCIALE
PRIVREDNI SUD – COMMERCIAL COURT

Në baze të nenit 3 të Rregullores nr.08/2017 , për praktikantë vullnetarë (pa pagesë) për kohë të
caktuar, në kohëzgjatje prej një viti, Gjykata Komerciale e Kosovës shpall :

K O N K U R S
Nr. 01/2023

Titulli i vendit të punës: Praktikant/ë vullnetar/e – njëzet (20) pozita

Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës

Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti (pa pagesë)
Vendi: Gjykata Komerciale në Prishtinë

Përshkrimi i detyrave të punës:
Detyra e praktikantit:

Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.

Detyrat kryesore:

  • Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti të kryetarit të Gjykatës dhe nën mbikëqyrjen e përgjithshme të administratorit të Gjykatës;
  • Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi ;
  • Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;
  • Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, gjykimet etj; Kryen edhe punë tjera sipas nevojës:

Kualifikimet:

  • Diploma e Fakultetit Juridik programi i studimeve (4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose Master,
  • Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore;
  • Aftësi në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.

VEREJTJE:

Procedura e konkursit është e hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.

Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi shërbimin civil Nr.03/L- 149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil dhe Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikantëve.

Konkursi është publikuar më dt. 14.03.2023 dhe mbyllet me dt.22.03.2023

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën Komerciale të Kosovës në Prishtinës-Pallati i Drejtësisë , objekti A – Lagjja “Prishtina e Re”, Rr.:” Nekibe Kelmendi” pn.

Dorëzimi i aplikacioneve mund te bëhet edhe përmes postës.

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni Zyren për Informim, prej orës 08:00 – 16:00.

Shkarko Aplikacionin

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhe të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata të tjera, dy rekomandime etj.

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.

Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin prapa.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6878
180
1518
6524