THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI
(SHËRBIMET KONSULTATIVE – PËRZGJEDHJA E FIRMAVE)
VENDI – Kosovë
EMRI I PROJEKTIT- Projekti për Forcimin e Sektorit Financiar,
IDA Nr. Kredit 6416-XK
Projekt ID Nr.165147
TITULLI I DETYRËS: Marrëdhëniet me Publikun dhe Komunikimin e Jashtëm
Numri i referencës: FSSP-CQ-CS-07
Data: 15 Mars 2023
Sfondi
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është entitet juridik i pavarur, i orientuar drejt zhvillimit, i cili ofron garanci kreditore për NMVM-të, duke ndarë rrezikun e kreditor me institucionet financiare. Duke garantuar portofolet e kredive të institucioneve financiare, ne synojmë të rrisim qasjen në financa për NMVM-të, të mbështesim zhvillimin e sipërmarrjeve, të mbështesim prodhimin dhe shërbimet vendore që krijojnë vlerë të shtuar, krijojnë vende të reja pune dhe mbështesin zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.
FKGK punon me bankat, IMF-të, NFBI-të, donatorët, Qeverinë e Kosovës; Bankën Qendrore të Kosovës dhe komunitetin e NMVM-ve për të arritur objektivat e mëposhtme:
Për të rritur ndërgjegjësimin për emrin dhe pozicionin si dhe për të komunikuar objektivat kryesore që synon të arrijë FKGK, si pjesë e misionit të saj, më poshtë janë objektivat kryesore të konsulencës.
Objektivi i Konsulencës
Në përputhje me objektivat e saj, FKGK do të kontraktojë një agjenci marketingu që do të jetë ofruesi kryesor i shërbimeve për dizajnimin dhe krijimin e mjeteve të komunikimit të nevojshme për promovimin e vlerave të FKGK-së.
Fushëveprimi i punës
Ofruesi i shërbimit (kompania ose konsorciumi) do të kërkohet të ofrojë shërbimin e mëposhtëm të Komunikimit të Jashtëm për FKGK-në, si në vijim:
• Për kërkesën nën a) oferta do të përfshijë:
a) Prodhuesit do ta dorëzojnë videon në të gjitha formatet, të përshtatshme për mediat kryesore duke përfshirë përdorimin e TV dhe rrjeteve sociale.
b) Prodhuesit do të ofrojnë modele të printimit të imazhit të markës (brand image)/konceptit dixhital
c) Videoja do të realizohet me zë shqip dhe titra anglisht
d) Prodhuesit do ta dorëzojnë videon në të gjitha formatet e pajisjeve me qasje të lehtë.
e) Prodhuesit do të dorëzojnë dokumente të editueshme për dizajne të printuara/dixhitale
f) Të drejtat pronësore të videove do t'i takojnë Bankës Botërore dhe Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
• Për kërkesën nën b) oferta do të përfshijë:
• Për kërkesën nën c) oferta duhet të përfshijë:
Menaxher i Projektit:
Kompania fituese është e detyruar të caktojë një menaxher projekti. Një menaxher i projektit në bashkëpunim të ngushtë me personat përgjegjës në FKGK do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe zbatimin e kushteve të kësaj kontrate. Menaxheri i projektit do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të kësaj kontrate, duke përfshirë menaxhimin dhe mbështetjen e ekipit, dhe koordinimin ndërmjet palëve të përfshira, dhe do të veprojë si pika kryesore e kontaktit për komunikimin dhe raportimin. Ajo/Ai do të sigurojë që të gjitha burimet e nevojshme janë në dispozicion për prodhimin me cilësi të lartë të produkteve dhe aktiviteteve të kontraktuara.
Detyrat specifike
Kualifikimi
Konsulentët mund të lidhen me firma të tjera në formën e një sipërmarrjeje të përbashkët ose një nën-konsulence për të rritur kualifikimet e tyre.
Kohëzgjatja e kontratës
Niveli i vlerësuar i angazhimit është (45) dyzet e pesë ditë pune dhe do të përfundojë deri më 31 dhjetor 2023, duke përfshirë komunikimet dhe shkëmbimet e koordinimit, sipas nevojës, me Njësinë e Zbatimit të Projektit (PIU).
Procesi i përzgjedhjes
Procesi i përzgjedhjes do të bazohet në kriteret e mëposhtme:
Përvojë pune përkatëse në zbatimin e projekteve të ngjashme (50%)
Numri i kontratave të ngjashme të zbatuara në 3 vitet e fundit (50%)
Konsulentët do të përzgjidhen në përputhje me procedurat e përcaktuara në Udhëzimet e Bankës Botërore: Rregulloret e Prokurimit për Kredimarrësit e Financimit të Projekteve të Investimeve (IPF), korrik 2016, rishikuar nëntor 2017, sipas përzgjedhjes bazuar në metodën e Kualifikimeve të Konsulentëve (CQ).
Pas përzgjedhjes së suksesshme, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) do t'i informojë të gjithë aplikantët për statusin e përzgjedhjes.
Firmat e interesuara konsulente mund të marrin informacione të mëtejshme në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës: 08:0-16:00 (e hënë në të premte). Shprehja e interesit duhet të dorëzohet me e-mail, në adresën e mëposhtme deri me date 29 mars 2023.
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, FKGK
Adresa:“Njazi Alishani Nr.5
10000, Prishtinë, Kosovë
Email: procurement@fondikgk.org