Asistent/e i/e Shitjes në Butik
BËHU PJESË E EKIPIT TONË!
ALBI GROUP me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës.Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.
Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Albi Group kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:
Asistent/e i/e Shitjes në Butik
Vendi i punës: Prishtinë
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Shërbimi ndaj klientit, përshtatja dhe kuptimi i nevojave të tyre.
- Ndihmon në përzgjedhjen apo në gjetjen e produktit për klient, ku të gjithë klientët duhet të priten dhe përshëndeten duke i falënderuar.
- Këshillimi i konsumatorëve, në përputhje me stilin e tyre.
- Përkujdeset për vendosjen e artikujve në rafte dhe kukulla sipas udhëzimeve të menaxherit apo merqendajzerit.
- Kujdeset që të gjitha veshjet dhe aksesorët te jenë të gatshëm për ekspozim në dyqan. (vendosja e alarmeve, kategorizimi, palosja, etj).
- Përkujdeset për sektor të caktuar, menaxhon raftet (vendosja dhe largimi i artikujve) sipas standardeve të kompanisë dhe depo, informon mbikëqyrësin për çdo parregullësi.
- Informohet nga konsumatorët për kërkesat/ankesat e tyre dhe raporton tek menaxheri.
Kualifikimet:
- Diplomë e shkollës së mesme
- Të ketë përvojë pune në shitje
- Njohja e gjuhës angleze
- Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi, kuptimi i nevojave të klientit
- Të jetë energjike, aftësi të punës nën stres, me vetë iniciativë
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur lokacionin dhe pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: [email protected]
ose mund të dërgohen edhe fizikisht tek zyret e Albi Group në adresën: Zona e Re Industriale, Veternik, Prishtinë.
Afati i fundit për aplikim është deri me datë 02.02.2022.
Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.