Area Menaxher, Menaxher Marketi, Zv. Menaxher Marketi, Personel Marketi
Konkurs Pune: (Area Menaxher, Menaxher Marketi, Zv. Menaxher Marketi, Personel Marketi)
Lokacioni: Në të gjithë regjionet e Kosovës
Duke u bazuar në vëllimin e punës dhe zgjerimin e kompanisë me pika të reja “The North Unicorn” shpallë konkurs për pozitën: Area Menaxher, Menaxher Marketi, Zv. Menaxher Marketi, Personel Marketi
Ofrojmë:
- Pagë konkurruese;
- Kushte të mira të punës.
Detyrat dhe përgjegjësitë(Area Menaxher):
- Të vizitoj së paku dy herë në javë çdo dyqan, së paku një herë në javë të numëroj arkat e dyqaneve, dhe së paku një herë në javë të përgadisë raporte për dyqane;
- Të mundësoj rrjedhjen e dokumentacionit në mes të kompanisë dhe dyqaneve;
- Të koordinoj të gjitha aktivitetet lidhur me dyqanet dhe të përcjell situatat e jashtëzakonshme që mund të hasen;
- Të pëcjell konkurencën përreth dyqanit dhe në treg në përgjithësi;
- Të kryej hulumtime për të rritur performancën e dyqaneve;
- Të marë vendim për orarin e punës së personelit dhe të kontrolloj zbatimin e orarit;
- Të angazhohet për të trajnuar dhe aftësuar personelin për detyra dhe përgjegjësi më të mëdha;
- Të marrë vendim se kush do të autorizohet nga Menaxherët e dyqaneve dhe ndihmësit e tij;
- Ndihmon në monitorimin e kënaqësisë së përgjithshme të konsumatorëve;
- Ndihmon në zhvillimin e procedurave dhe politikave të reja të operacioneve;
- Kryerja dhe ndjekja e mbledhjeve rajonale për rajonet e caktuara;
- Bën vizita të rregullta në dyqane;
- Bashkëpunon ngushtë me menaxherët e dyqaneve;
- Vlerësimi i produktivitetit dhe arritjeve të dyqaneve.
Aftësitë dhe shkathtësitë(Area Menaxher):
- Aftësi politike dhe prezantuese me kujdes ndaj kërkesave të konfliktit të interesit;
- Nivel të larte të vetëdijesimit komercial;
- Të jetë në gjendje te marrë vendime dhe përgjegjësi;
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, shitjes dhe negocimit;
- Aftësi analitike dhe për zgjidhje të problemeve;
- Aftësi të punojë nën presionin e afateve kohore ;
- Aftësi të mira për punë me kompjuter;
- Të jetë fleksibil/e dhe t'u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve;
- Përkushtim dhe etikë në punë;
- Shkathtësi në planifikim të punës dhe koordinim me ekipin;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
Kualifikimi dhe përvoja(Area Menaxher):
- Diplomë Bachelor ose Master në menaxhment, ekonomi apo fusha tjera relevante;
- Përvojë e dëshmuar në pozita menaxhuese;
- E dëshirueshme përvoja dhe njohja e mëparshme e një mjedisi të shitjes me pakicë;
- Njohuri rreth punës me kompjuter;
- Posedimi i njohurive të mira të gjuhës angleze.
Detyrat dhe përgjegjësitë(Menaxher Marketi, Zv. Menaxher Marketi):
- Hapja dhe mbyllja e dyqanit sipas orarit të përcaktuar të punës;
- Të përpilojë me kohë dhe saktësi dokumentet zyrtare(Deponimet, barazimet ditore, skanimi i dokumenteve) që duhet të mbahen në dyqane dhe dokumentet e kompanisë;
- Të organizojë orarin e punës së punëtorëve dhe pushimet në mënyrë të tillë që mos të ndikojë në rrjedhën e punës së dyqanit dhe gjithnjë duke marë parasysh kërkesat e punëtorëve;
- Mbane kontakt me stafin dhe klientet;
- Monitoron afatet dhe informon palët;
- Të jetë përgjegjës për funksionimin e rregullt të dyqanit të cilin është duke e administruar, në përputhje me rregulloret dhe dispozitat e ligjit në fuqi;
- Detyra dhe përgjegjësi tjera të deleguara nga eprori.
Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara(Menaxher Marketi, Zv. Menaxher Marketi):
- Të ketë përkushtim dhe etikë në punë;
- Aftesi komunikuese dhe prezantuese;
- Aftesi menaxhuese dhe organizative;
- Shkathtësi të shkëlqyera bashkëpunuese në ekip.
Kualifikimet(Menaxher Marketi, Zv. Menaxher Marketi):
- Të ketë të përfunduar/vijim studimesh në drejtimet ekonomike ose fusha te ngjashme relevante;
- Pervoje pune ne pozita te ngjashme dhe industri te njejte(E Preferueshme).
Detyrat dhe Përgjegjësitë(Personel Marketi):
- Kryerja dhe asistimi i punëve në lidhje me dyqanin në përputhje me udhëzimet e përgjegjësit të dyqanit;
- Të asistoj në punën në sektor dhe arkë varsisht nga kërkesat e punës.
Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara(Personel Marketi):
- Të ketë përkushtim dhe etikë në punë;
- Aftesi komunikuese dhe prezantuese;
- Shkathtësi të e shkëlqyera bashkëpunuese në ekip;
Kualifikimet(Personel Marketi):
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme;
- I preferueshme vijimi i studimeve apo përfundimi i tyre.
Tek (subject) të shënohet pozita dhe lokacioni.
Te gjithë të interesuarit duhet të aplikojne në: [email protected]
Afati i fundit per aplikim është deri më: 30/01/2022.