Operator në Kalda, Mirëmbajtës i Oborrit
  • 038 560 462
Skaduar
Korporata Rugove
Pejë
Te tjera
Përshkrimi

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në fabrikën e djathit “Rugove” Sh.P.K. në Drelaj (Rugovë). Pozitat e hapura janë:

OPERATOR NË KALDA (PEJË) DHE MIRËMBAJTËS I OBORRIT (PEJË)

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Operator në kalda:

  • Është përgjegjës për operim dhe mirëmbajtje të pajisjeve dhe ambientit në departamentin e energanës (kaldaja me dru, kaldaja me naftë, kompresori i ajrit, ftohësi, sistemi i filtrimit të ujit, rezervuari i naftës dhe agregati) në baza të rregullta.
  • Evidenton dhe regjistron materialin shpenzues (briket, dru, biomasë, kripë për fortësinë e ujit, filtër, llampa, naftë) dhe raporton në baza ditore për shpenzimin e tyre.
  • Përgatit materialet për shpenzim.
  • Mirëmban ambientin jashtë pjesës së prodhimit.
  • Evidenton, lajmëron defektet e mundshme si dhe eventualisht asiston në riparim.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Mirëmbajtës i oborrit:

  • Mirëmban oborrin dhe hapësirat e gjelbërta.
  • Organizon mbledhjen e mbeturinave nga koshat në kontejnerin kryesor.
  • Punon me pirunar dhe është përgjegjës për të.
  • Kontrollon dhe menaxhon funksionimin e impiantit (ngarkesat e cisternave) dhe po ashtu i evidenton ato.
  • Kohë pas kohe asiston në ngarkimin e cisternave me hirrë.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale.
  • Të jetë banor i regjionit të Pejës.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 31 janar 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6930
175
1525
6543