PËRFAQËSUES/E MJEKËSOR/E – Rragjioni i Anamoraves
  • 0 38 549 401
Skaduar
NELT LLC
Ferizaj Gjilan
Shitje
Përshkrimi

NELT L.L.C shpall konkurs për pozitën:

1 PËRFAQËSUES/E MJEKËSOR/E – Regjioni i Anamoraves

(Gjilan,Kamenic, Ferizaj)

Lokacioni i Intervistimit NELT L.L.C: Lipjan, Rr. Sadik Shala nr.146.

Lokacioni i zyreve tona: Fushe Kosove


Detyra dhe Përgjegjësitë:

  • Aranzhimi i takimeve me mjekë dhe farmacistë për të krijuar marrëdhënie të mira dypalëshe;
  • Bën prezantimin e produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike para mjekëve, farmacistëve dhe stafit mjekësor në klinika të ndryshme dhe barnatore;
  • Përcaktimi i propozimeve për përmirësimin e strategjive të biznesit në vendin e punës;
  • Është përgjegjës/e për arritjen e objektivave dhe planeve të shitjes, që përcaktohen nga Menaxheri/ja i/e Departamentit;
  • Planifikon dhe menaxhon oraret e vizitave së bashku me Menaxherin/ën e Departamentit;
  • Përgadit dhe paraqet raportin e shitjës dhe të dhënat e arriturave në baza javore dhe mujore;
  • Monitoron aktivitetet dhe prezencën e produkteve të konkurrencës në treg;
  • Së bashku me Menaxherin/ën e Departamentit hartojnë dhe zhvillojnë strategji për të rritur pjesëmarrjën e produkteve të kompanisë në treg;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në fushën e Farmacisë/Mjekësisë.
  • Përvojë pune minimum 2 vite në promovim dhe prezantim të produkteve farmaceutike dhe/apo parafarmaceutike;
  • Njohja e gjuhës angleze është esenciale dhe njohja e gjuhës serbo-kroate konsiderohet si përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyera kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.

Si të Aplikoni

NELT L.L.C është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim.

Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: [email protected] . Afati i aplikimit është deri me datën 30 Qershor 2023 ora 17:00.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6689
165
1490
6429