Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit / Glavni Službenik za Finansije i Trezor (GSFT)
  • +383 49 336 524
Skaduar
Trainkos Sh.A
Fushë Kosovë
Administrate
Përshkrimi

Në bazë të dispozitave të nenit 21 të Ligjit Nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, Nr. 31/15 qershor 2008), respektivisht Nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” Nr. 13/30 maj 2012), Bordi i Drejtorëve i Hekurudhave të Kosovës-Trainkos Sh.A, në mbledhjen e mbajtur më 12.05.2023 mori vendim që të shpallë:

KONKURS

Për pozitën Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit

Vendi: Fushë Kosovë

Ndërmarrja: Hekurudhat e Kosovës-Trainkos Sh.A

Afati i fundit për aplikim: 16.06.2023

Titulli i punës: Zyrtar Kryesor Financiar dhe Thesarit (ZKTHF)

Duke i raportuar Bordit të Drejtorëve, Zyrtari Kryesor Financiar dhe i Thesarit është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të Financave dhe Thesarit në NP Hekurudhat e Kosovës-Trainkos Sh.A.

Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë që të gjithë personat e emëruar si zyrtarë, sipas nenit 21 pikës 3 të ligjit bazik për Ndërmarrje Publike nr. 03/L-087, gjithashtu bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshim dhe plotësimin e nenit 21, paragrafi 21.4. të ligjit bazik, riformulohet si në vijim: të jenë persona me integritet të njohur të cilët :

  1. i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 (ligjit bazik),
  2. i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 (ligj t bazik) pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l),
  3. nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tridhjetë e gjashtë (36) muajsh para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorë të Bordit të Kompanisë gjegjëse, dhe
  4. kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.

Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e ZKFTH-së janë:

Zyrtari Kryesor i Financiar dhe i Thesarit është përgjegjës për mbikëqyrjen e të gjitha aktiviteteve financiare të subjektit të sektorit publik për garantimin e cilësisë dhe pajtueshmërisë së:

  • Dokumentit final të buxhetit dhe bashkërendimin e punës gjatë procesit të planifikimit të Ndërmarrjes;
  • Raporteve mujore, periodike, gjashtëmujore, vjetore dhe specifike si dhe monitorimin e realizimit të buxhetit sipas planit të biznesit të Ndërmarrjes;
  • Të sigurohet se transaksionet financiare, kontabilitetit dhe pasqyrave vjetore financiare të ndërmarrjes të jenë në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe aktet nënligjore të miratuara nga Ministri i Financave;
  • Rregulloreve të brendshme të menaxhimit financiar, hartimit të proceseve dhe fushat me rrezik, duke siguruar gjurmët e auditimit për të gjitha proceset në kuadër të subjektit dhe listat për kontroll financiare për të gjithë personelin e financave të Ndërmarrjes;
  • Udhëheqë evidencat lidhur me mjetet financiare të Ndërmarrjes dhe gjendjen e Thesarit;
  • Themelon dhe shqyrton kontrollin e brendshëm financiar, duke përfshirë edhe blerjet, faturat e parave kesh dhe asetet fikse;
  • Monitoron llogaritë fitimprurëse dhe koordinon pagesat e faturave dhe blerjeve të posaçme;
  • Përgatitë dokumentet e Ndërmarrjes për auditimin në fund të vitit dhe shërben si një ndërlidhës për auditorët;
  • Shqyrton marrëveshjet financiare dhe mirëmban të gjitha politikat financiare të lidhura me biznesin;
  • Zhvillon dhe implementon strategjitë financiare afat mesme dhe afat gjate për të siguruar menaxhim dhe siguri të fondeve në mënyrën më profitabile;
  • Inicion ndryshime dhe plane për zhvillimin e stafit në Departamentin e Financave në pajtim me praktikat moderne ekzistuese në këtë fushë;
  • Zhvillon procedurat për të kontrolluar dhe planifikuar qarkullimin e parave;
  • Siguron që NP Trainkos Sh.A. është në pajtim me legjislacionin dhe rregulloret relevante në këtë fushë.

Zyrtari Kryesor Financiar dhe i Thesarit është vartës i drejtpërdrejtë dhe llogaridhënës ndaj Kryeshefit Ekzekutiv për operacionet financiare, kontabilitetin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare të Ndërmarrjes.

Mandati i ZKFTH:

ZKTHF emërohet nga Bordi i Drejtorëve me kontratë të rregullt pune me kohëzgjatje tri (3) vite.

Kompensimi i pagës mujore:

Paga e ZKFTH është e përcaktuar me Kategorizimin dhe Poentimin për Zyrtarë e Lartë – Trainkos Sh.A.

Kushtet dhe kriteret që ZKFTH duhet t’i plotësojë:

  • Kandidati duhet të ketë diplomë universitare nga fusha e financave dhe/ose kontabilitetit.
  • Të jetë Kontabilist i Certifikuar në një nga institucionet e certifikuara ose nga institucione të tjera përkatëse ndërkombëtare ose vendore në përputhje me kriteret e lëshuara nga Ministri i Financave;
  • Përvojë profesionale nga fusha e financave dhe kontabilitetit;
  • Të dëshmojë njohuri të duhura për menaxhimin financiar të Ndërmarrjes;
  • Aftësi për analizimin dhe detektimin e çështjeve të rëndësishme financiare;
  • Njohuri të gjerë të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar (SNK&SNRF), menaxhim të financave dhe qarkullimit të parave;
  • Kapacitet për të trajnuar dhe zhvilluar stafin e financave;
  • Aftësi të forta bindëse/ndër personale;
  • Zotësi për t’u përshtatur në situata të paplanifikuara, apo të ndryshuara, fleksibilitet të planeve dhe masat për t’u përballur me rrethanat e tilla;
  • Zotësi të delegimit dhe monitorimit të autoritetit dhe përgjegjësisë tek bashkëpunëtorët për kryerjen e funksioneve të deleguara;
  • Pavarësi dhe nivel të lartë të integritetit përgjatë aktiviteteve në Ndërmarrje;
  • Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme të HK-Trainkos Sh.A, si dhe aftësi për të marrë vendime të rëndësishme në situatat e vështira;
  • Kandidati duhet të ketë së paku 5 vite përvojë në menaxhimin e financave. Preferohen individët me përvojë pune në Ndërmarrje/Korporata me madhësi dhe kompleksitet të lartë;
  • Kandidati duhet të jetë i/e lirë nga çdo konflikt interesi siç përcaktohet me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit Nr. 06/L-011;
  • Preferohet njohje e mirë e gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.

Informatë për procedurën e konkurrimit:

Kandidatët për ZKFTH, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Aplikacionin;
  • CV-në e detajuar duke përfshirë datat e sakta të punësimit dhe detaje të përgjegjësive për çdo pozicion duke përfshirë nivelin e vendimmarrjes, numrin e punonjësve të mbikëqyrur, buxhetin dhe përgjegjësitë:
  • Letër motivimin;
  • Dëshminë mbi kualifikimin profesional;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës;
  • Certifikatën mbi dënimin penal të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, se nuk ka dënime penale në evidencën qendrore penale të Republikës së Kosovës (certifikata e nxjerrë online në platformën e-Kosova do të pranohen);
  • Kopjen e letërnjoftimit.

Aplikanti duhet ta vendosë datën dhe të nënshkruajë deklaratën nën betim ku deklarohet që i përmbushë të gjitha kushtet e pranueshmërisë. Kjo deklaratë së bashku me aplikacionin mund të shkarkohen nga uebfaqja e Ndërmarrjes Publike HK-Trainkos Sh.A.: https://www.trainkos.com/publikimet/punesimi/

Dokumentacioni i kompletuar (aplikacioni së bashku me deklaratën nën betim dhe të gjitha dokumentet përcjellëse) dorëzohet personalisht në zarf të mbyllur në zyrën e arkivit në ndërtesën e Drejtorisë së Trainkos-it në adresën: Sheshi i Lirisë nr. 22, në Fushë Kosovë, me shënimin: për z. Afrim Kuleta, Sekretar i HK-Trainkos Sh.A, ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected]

Në aplikacion duhet të ceket qartë titulli i vendit të punës dhe dokumentet e bashkangjitura të aplikacionit duhet të jenë kopje dhe nuk kthehen. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe kandidatet me aplikacionet e pa kompletuara nuk do të ftohen në intervistë.

Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe e-mail adresën.

Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Hekurudhat Kosovës-Trainkos Sh.A, ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe inkurajon të gjitha femrat e meshkujt e të gjitha komuniteteve që i plotësojnë kriteret e konkursit që të aplikojnë.

Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimale pas përfundimit të afatit për aplikim. Bordi i Drejtorëve i NP Hekurudhat e Kosovës - Trainkos Sh.A e mban të drejtën e formimit të listës së ngushtë me aplikantët si dhe përzgjedhjen e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit.

Konkursi mbetet i hapur nga data 17.05.2023 deri më 16.06.2023 në ora 16:00

________________________________________________________________________________________

Na osnovu odredaba člana 21 Zakona br. 03/L-087 za Javna Preduzeća ("Službeni list Republike Kosovo", br. 31/15 jun 2008), odnosno član 13 Zakona br. 04/L-111 za Izmenu i Dopunu Zakona br. 03/L-087 za Javna Preduzeća (Službeni List Republike Kosovo“ br. 13/30.05.2012), Odbor Direktora Javnog Preduzeća Železnička Kosova (Trainkos D.D.) sa sedištem u Kosovu Polju, na sastanku održanom 12.05.2023 godine, odlučili su da objave:

KONKURS

Za posao Glavni Službenik za Finansije i Trezor

Opština: Kosovo Polje

Kompanija: Železnička Kosova Trainkos D.D

Rok za prijavu: 16.06.2023

Zvanje: Glavni Službenik za Finansije i Trezor (GSFT)

Izvještavajući Odbor direktora, glavni službenik za finansije i trezor odgovoran je za cjelokupno upravljanje finansijama i trezorom u JP Trainkos D.D.

Upravni odbor mora da obezbedi da sva lica imenovana za službenike prema članu 21 tačka 3 Osnovnog zakona o javnim preduzećima br. 03/L-087, takođe na osnovu člana 13 zakona br. 04/L-111 za izmenu i dopunu člana 21, stav 21.4. osnovnog zakona, preformuliše se na sledeći način: da su lica poznatog integriteta koja:

  1. ispunjava kvalifikacione uslove u skladu sa članom 17.1 (osnovni zakon),
  2. ispunjava kriterijume nezavisnosti u skladu sa članom 17.2 (osnovni zakon) tačke (d), (f), (j), (k) i (l),
  3. nisu, ili u bilo kom trenutku tokom perioda od trideset šest (36) meseci pre datuma prijave nisu direktori odbora relevantne kompanije, i
  4. da ima neophodno profesionalno iskustvo i obrazovanje potrebno za dotičnu poziciju.

Dužnosti, odgovornosti i ovlašćenja GSFT su:

Glavni službenik za finansije i trezor odgovoran je za nadzor svih finansijskih aktivnosti subjekta javnog sektora kako bi se osigurao kvalitet i usklađenost:

  • Završni budžetski dokument i koordinacija rada tokom procesa planiranja preduzeća;
  • Mesečni, periodični, šestomesečni, godišnji i posebni izveštaji, kao i praćenje realizacije budžeta prema planu poslovanja preduzeća;
  • Da obezbedi da su finansijske transakcije, računovodstvo i godišnji finansijski izveštaji preduzeća u skladu sa zahtevima zakona na snazi i podzakonskih akata usvojenih od strane ministra finansija;
  • Interni propisi o finansijskom upravljanju, dizajn procesa i oblasti rizika, obezbeđivanje revizorskih tragova za sve procese unutar entiteta i liste finansijskih kontrola za svo finansijsko osoblje kompanije;
  • Vodi evidenciju u vezi sa finansijskim sredstvima Korporacije i stanjem Trezora;
  • Uspostavlja i pregleda internu finansijsku kontrolu, uključujući nabavke, gotovinske primitke i osnovna sredstva;
  • Prati profitabilne račune i koordinira plaćanje faktura i specijalnih nabavki;
  • Priprema korporativne dokumente za reviziju na kraju godine i služi kao veza sa revizorima;
  • Pregleda, finansijske sporazume i održava sve finansijske politike vezane za poslovanje;
  • Razvija i sprovodi srednjoročne i dugoročne finansijske strategije kako bi se obezbedilo upravljanje i sigurnost sredstava na najprofitabilniji način;
  • Inicira promene i planira razvoj kadrova u sektoru finansija u skladu sa postojećom savremenom praksom u ovoj oblasti;
  • Razvija procedure za kontrolu i planiranje cirkulacije novca;
  • Obezbeđuje da JP Trainkos D.D. je u skladu sa relevantnom zakonskom regulativom i propisima iz ove oblasti.

Glavni službenik za finansije i trezor je direktno podređen i odgovoran glavnom izvršnom direktoru za finansijsko poslovanje, računovodstvo i pripremu finansijskih izveštaja preduzeća.

Mandat GSFT

GSFT imenuje Upravni odbor sa redovnim ugovorom o radu na period od tri (3) godine.

Mesečna naknada zarade

Plata GSFT-a je određena kategorizacijom i bodovanjem za visoke službenike - Trainkos-Sh.A.

Uslovi i kriterijumi koje GSFT mora da ispuni:

  • Kandidat mora imati fakultetsku diplomu iz oblasti finansija i/ili računovodstva.
  • Da bude Sertifikovani Računovođa u nekoj od sertifikovanih institucija ili drugih relevantnih međunarodnih ili lokalnih institucija u skladu sa kriterijumima izdatim od strane ministra finansija;
  • Profesionalno iskustvo u oblasti finansija i računovodstva;
  • Da pokažu odgovarajuće znanje o finansijskom menadžmentu preduzeća;
  • Sposobnost analize i otkrivanja važnih finansijskih pitanja;
  • Opsežno poznavanje međunarodnih standarda računovodstva i finansijskog izveštavanja (MRS i MSFI), upravljanja finansijama i novčanim tokovima;
  • Kapacitet za obuku i razvoj finansijskog osoblja;
  • Jake veštine ubeđivanja/interpersonalne veštine;
  • Sposobnost prilagođavanja neplaniranim ili promenjenim situacijama, fleksibilnost planova i mera za suočavanje sa takvim okolnostima;
  • Sposobnost delegiranja i praćenja ovlašćenja i odgovornosti saradnicima za obavljanje delegiranih funkcija;
  • Nezavisnost i visok nivo integriteta u svim korporativnim aktivnostima;
  • Liderske veštine za postizanje opštih ciljeva Trainkos Š. A, kao i sposobnost donošenja važnih odluka u teškim situacijama;
  • Kandidat mora imati najmanje 5 godina iskustva u finansijskom menadžmentu. Poželjni su pojedinci sa radnim iskustvom u preduzećima/korporacijama velike veličine i složenosti;
  • Kandidat mora biti oslobođen bilo kakvog sukoba interesa kao što je definisano Zakonom o Sprečavanju Sukoba Interesa Br. 06/L-011;
  • Dobro poznavanje pisanog i govornog engleskog jezika je poželjno.

Informacija o konkursnoj proceduri

Kandidati za GSFT trebaju podneti sledeću dokumentaciju:

  • Aplikacija;
  • Detaljan CV uključujući tačne datume zaposlenja i detalje odgovornosti za svaku poziciju, uključujući nivo strateškog odlučivanja, broj zaposlenih pod nadzorom, budžet i odgovornosti:
  • Motivaciono pismo;
  • Dokaz o stručnoj spremi;
  • Dokaz o radnom iskustvu;
  • Potvrda o krivičnoj osuđivanosti, koju je izdao Sudski savet Kosova, da nema krivičnih osuda u centralnoj krivičnoj evidenciji Republike Kosovo (prihvataju se potvrde koje je Kosovo izdalo onlajn);
  • Kopija lične karte.

Podnosilac prijave mora uvesti datum i potpisati izjavu pod zakletvom u kojoj se navodi da ispunjava sve uslove podobnosti. Ova izjava zajedno sa aplikacijom može se preuzeti sa veb stranice Javnog preduzeća Železnice Kosova: https://www.trainkos.com/publikimet/punesimi/

Popunjena dokumentacija (zahtev zajedno sa izjavom pod zakletvom i svim pratećim dokumentima) predaje se lično u zatvorenoj koverti u kancelariju arhive u zgradi Uprave TRAINKOS na adresi Trg Slobode b.b. (Sheshi i Lirisë br; 22,) Kosovo Polje, sa naznakom: za g. Afrim Kuleta, sekretar “TRAINKOS”-a, ili putem službenog e- maila: [email protected]

U aplikaciji naziv radnog mesta mora biti jasno naveden a dokumenti priloženi uz prijavu moraju biti kopije i ne vraćaju se. Prijave podnete nakon isteka roka se ne prihvataju, a nepotpune prijave se odbijaju.

Kandidati koji konkurišu moraju tačno a unesu adresu i kontakt telefon, kao i e-mail adresu.

Svako materijalno falsifikovanje, bilo namerno ili iz nemara, ili materijalna promena u odnosu na informacije date u gore pomenutoj izjavi, rezultiraće trenutnom diskvalifikacijom.

Biće kontaktirani samo kandidati koji uđu u uži izbor.

Železnice Kosova-Trainkos D.D, nudi jednake mogućnosti zapošljavanja za sve građane Republike Kosovo i podstiče sve žene i muškarce iz svih zajednica koji ispunjavaju kriterijume konkursa da se prijave.

Formalna procena kandidata i intervjui će se obaviti u optimalno vreme nakon roka za prijavu. Upravni Odbor RP Železnička Kosova, "TRAINKOS "A.D ima pravo formiranja uže liste kandidata kao i izbora zamenika GSFT.

Konkurs ostaje otvoren od 17.05.2023. do 16.06.2023. godine u 16:00 časova.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6684
160
1489
6429