EKSPERT LIGJOR
Skaduar
Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

TERMAT E REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT LIGJOR

Ofertë për ekspertizë ligjore për hulumtimin dhe analizimin e legjislacionit dhe politikave të cilat janë të ndërlidhura me qëndrueshmërinë institucionale të ekipit ndëristitucional

 

 

 

 

 

 

Prishtinë

Aprovuar nga drejtori ekzekutiv

 

_____________________

Nënshkrimi

  1. Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë kosovare.

  1. Kontesti i ndërhyrjes:

Organizata “Zëri i Romeve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianeve” ka bashkëpunuar dhe ka përkrahur në vazhdimësi Qeverinë e Republikës së Kosovës, Zyrën per Qeverisjeje Mire-Zyra e Kryeministrit me interes të përbashkët për të kontribuar në mbrojtjen nga diskriminimi dhe në promovimin e parimit të trajtimit të barabartë të pjesëtarëve të komuniteteve si dhe për nxitjen dhe promovimin e arritjes së kuotës së punësimit në institucionet publike.

Në këtë drejtim organizata jone ka përkrahur edhe themelimin e Ekipit ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Republikën e Kosovës, ekip ky i themeluar me Vendimin e Qeverisë Nr. 06/81, të datës 01.06.2022.

Për këtë qëllim ne kërkojmë ekspert që ka kapacitetet e nevojshme për hartimin e analizës ku do te shqyrtohen ligjet ne fuqi dhe mundësitë per ofrimin e rekomandimeve dhe sugjerimeve per përfshirjen e Ekipit ndërinstitucional ne ligjet aktuale ne mënyrë qe te sigurohet qëndrueshmëria institucionale, në pajtim me Vendimin e lartë cekur dhe legjislacionin përkatës në fuqi.

  1. Qëllimi specifik

Eksperti/ja lokal/e do të hartojë analizën, e cila do të shërbejë si bazë për politikat që duhet të ndryshohen/zhvillohen për qëndrueshmërinë institucionale të Ekipit ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, eksperti do të hartojë propozim masa afirmative për nxitjen e punësimit të komuniteteve në institucione publike dhe përmbushjen e kuotës se punësimit.

  1. Audienca dhe përdorimi

Analiza e kërkuar ka audiencë institucionet përkatëse që merren me procesin e punësimit dhe Ekipit ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Republikën e Kosovës.

  1. Metodologjia dhe procesi

Aktiviteti I

 

Nr. i ditëve

 

Të hulumtojë dhe analizojë legjislacionin dhe politikat që janë të ndërlidhura me qëndrueshmërinë institucionale të Ekipit ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Republikën e Kosovës (Ekipi);  
Të identifikojë pengesat dhe vështirësitë për qëndrueshmërinë institucionale të Ekipit;  
Të hartojë draftin e parë të analizës me rekomandime dhe propozime, të cilat mund do të shfrytëzohen gjatë procesit të propozimeve për qëndrueshmërinë institucionale të Ekipit;  
Të organizojë punëtori për prezantimin e draftit dhe marrjen e komenteve nga akteret relevant dhe grupi punues.  
Të rishikojë dhe plotësojë përmbajtjen e analizës pas punëtorisë bazuar në komentet e pranuara nga palët e interesit dhe çdo informacion të ri që mund të bëhet i disponueshëm

 

 

Të finalizojë analizën në bashkëpunim me VoRAE dhe Zyrën per Qeverisje te Mire ne Kryeministri  
Gjithsej  

Aktiviteti II

 

Nr. i ditëve

 

Të hulumtojë dhe analizojë legjislacionin dhe politikat që janë të ndërlidhura me masat afirmative për rekrutim dhe për masat tjera;  
Të hartojë draftin fillestar të propozimit për mënyrën e avokimit për masat afirmative për rekrutim;  
Të organizojë punëtori për prezantimin e draftit dhe marrjen e komenteve nga akteret relevant dhe grupi punues.  
Të rishikojë dhe plotësojë, pas punëtorisë, përmbajtjen e propozimit për mënyrën e avokimit për masat afirmative për rekrutim, bazuar në komentet e pranuara nga palët e interesit dhe çdo informacion të ri që mund të bëhet i disponueshëm  
Të finalizojë propozimin në bashkëpunim me VoRAE dhe Zyrën per Qeverisje te Mire ne Kryeministri dhe të bashkëpunojë me Ekipin me rastin e propozimeve konkrete tek institucionet publike në përgatitjen e shkresave dhe propozimeve konkrete  
Gjithsej  

Procesi duhet të ndjekë hapat e mëposhtëm:

Kontrata dhe takimi fillestar: Diskutimi për kushtet e punës dhe nënshkrimi i kontratës në mes të ekspertit dhe VoRAE-së. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen ekipit që do të përzgjidhet.

Faza fillestare: është pjesë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare për mjetet dhe procedurat metodologjike, duke përfshirë përzgjedhjen e partnerëve të intervistës / strategjinë e kampionimit. Përfshin hulumtim dokumentacionesh nga zyra (deskresearch) dhe intervistat e informatorëve kryesorë (me telefon/skype) me stafin kryesor të projektit, dhe me palë të tjera të interesuara të jashtme për t'u rënë dakord në takimin fillestar.

Një model për një raport fillestar.

Vizitat në terren dhe Sesionet konsultativ: Burimet primare të të dhënave dhe burimet dytësore të të dhënave përdoren për të gjeneruar informacionin e nevojshëm për analize. Kryerja e mbledhjes së të dhënave parësore duke përdorur metoda të ndryshme të përcaktuara ma sipër.

Ekipi/Eksperti do të organizojnë punëtori njëditore ku gjetjet kryesore dhe konkluzionet e para duhet të diskutohen me stafin kryesor të organizatës.

Shkrimi i raportit: Dorëzimi i draft raportit përfundimtar, përfshirja e komenteve nga organizata. Procesi i mëpasshëm i hartimit mund të kalojë nëpër raunde shtesë reagimesh derisa të miratohet raporti përfundimtar. Përfundimet duhet të trajtojnë pyetjet e vlerësimit në TOR, duke marrë parasysh edhe gjetjet e papritura. Pritet që ekipi i hulumtimit të paraqesë rekomandime konkrete të cilat i adresohen palëve specifike të interesit.

4. PYETJE KËRKIMORE

Si mund të vijë deri te qëndrueshmëria institucionale e mekanizimit te punesimit ?
A ka hapsirë ligjore qe ekipi te institucionalizohet dhe te jete i qendrushem edhe pas nderrimit te qeverise?
Cili eshte ligji i cili mund te perfshije mekanizmin dhe cfare konkretisht duhet te behet?
Cilat jane masat afirmative te cilat do ta nxisin ngritjen e te punesuarve ne institucione publike?
Cilat janë rekomandimet konkrete për ndryshimin e ligjit
Per qëndrueshmërinë e këtij mekanizmi te vendoset ne ligjin per mbrojte nga diskriminimi dhe në rregulloret per implementim te këtij ligji.
  1. Produkti (Analiza, hulumtime, raporte, dhe te ngjashme)

Eksperti/ja lokal/e duhet të hartojë:

1. Analizën, e cila do të shërbejë si bazë për politikat që duhet të ndryshohen/zhvillohen për qëndrueshmërinë institucionale të Ekipit ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Republikën e Kosovës

2. Rekomandimet ligjore të cilat shërbejnë për të bërë ndryshimet për qëndrueshmërinë/institucionalizimin e Ekipit ndërinstitucional

3. Të hulumtojë dhe analizojë legjislacionin dhe politikat që janë të ndërlidhura me masat afirmative për rekrutim dhe masa tjera mbështetëse te cilat ndikojnë ne ngritjen e punësimit të komuniteteve në institucione publike.

4. Të hartojë propozimet/rekomandimet për mënyrën e avokimit për masat afirmative për rekrutim.

  1. Plani dhe buxheti

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për hulumtim; megjithatë, ne dëshirojmë të rekomandojmë që ditët totale të punës për të gjithë procesin të mos kalojnë 25 ditë në total brenda periudhës (5 mujore ). VoRAE do t’i vlerësojë ofertat më të përshtatshme financiare të cilat janë në përputhje me çmimet e tregut në Kosovë dhe i përgjigjen kërkesave të lartë përmendura.

  1. Kriteret e përzgjedhjes
  • Diplomë universitare në juridik ose shkenca sociale;
  • Së paku 5 vite përvojë pune në hartimin e analizave/dokumenteve të ngjashme për institucionet publike ose organizatat ndërkombëtare;
  • Njohuri të thella për kornizën ligjore dhe institucionale duke përfshirë njohuritë për të drejtat e komuniteteve;
  • Aftësi të mira analitike dhe konceptuale;
  • Aftësi në raportim, komunikim dhe koordinim të punës ;
  • Aftësi komunikimi dhe shkrimi;
  • Njohuri të gjuhës shqipe dhe angleze.
  1. Dokumentacioni i kërkuar /Kushtet për aplikim
  • CV profesionale
  • Një letër të interesimit;
  • Metodologjinë;
  • Planin e punës dhe afatet e implementimit
  • Dokumente të ngjashme që dëshmojnë punën në këtë fushë
  • Ofertën bruto financiare.
  1. Mënyra e aplikimit:

Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected]

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 06 qeshor në ora 16:00.

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6890
163
1520
6531