Asistent/e të shitjes dhe Depoist
Skaduar
Terranova
Prishtinë
Shitje
Përshkrimi


ASISTENT/E TË SHITJES

Detyrat dhe përgjegjegjësitë:

  • Mirëpret dhe shërben klientët;
  • Udhëzon klientët dhe jep sugjerime dhe informata rreth produkteve;
  • Shitja e produkteve dhe prezantimi i ofertave;
  • Rregullimi, mirëmbajtja dhe pozicionimi i produkteve sipas standardeve të brendit;
  • Sigurohet që çmimet dhe alarmet e produkteve të jetë të vendosura në produkte, etj.

Kualifkimet e kërkuara dhe kriteret:

  • Diplomë të shkollës së mesme;
  • Përvojë pune 1 vjeçare në fushë të ngjashme, është përparësi;
  • Të jetë energjik, të ketë vetë iniciativë dhe kreativitet;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me orar fleksibil.- Të ketë njohuri bazike të gjuhës angleze, etj.

DEPOIST

Përshkrimi i detyravetë punës:

  • Bën pranimin e mallit nga depo qëndrore, përkatësisht ngarkon-shkarkon mallin sipas udhëzimeve të brendit;
  • Mallin e pranuar/shkarkuar, e kontrollon nga sasia, cilësia,dëmtimi i mallit dhe informonMenaxherin në rast të ndonjë parregullësie;
  • Skenon barkodet e produkteve dhe i teston a janë në sistem, nëse nuk janë, është i obliguar të njoftojë menaxhmentin që të bëhen përmirësimet e duhura dhe të mos e pranojë atë mall.
  • Përgjegjës për strukturimin dhe kategorizimin e mallit në depo sipas standardeve të përcaktuara, njëkohësisht i përmbahet rregullores së sigurisë në depo;
  • Pas pranimit të mallit bën seleksionimin e mallit për ekspozim në dyqan dhe mallit që do të vendoset në depo;
  • Vendos mallin në hapësirat/raftet e duhura në depo sipas specifikave të mallit, në mënyrë fizike apo me makineri adekuate;
  • Mbanë dhe jep përgjegjësi për mallin e pranuar në depo dhe mallin e liruar/shkarkuar nga depo (malli që dërgohet në dyqan)

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollë së mesme, preferohet diplomë universitare;
  • Njohuri bazë të gjuhës angleze, MS Office, njohuri në programe të shitjes;
  • Shkathtësi numerike, shkathtësi komunikuese, energjik dhe pro aktiv;
  • Aftësi fizike;
  • Shkathtësi të punës në grup;
  • I kujdesshëm ndaj detajeve.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgoni CV dhe dokumente mbështetëse në e-mail adresën: [email protected] deri më datë 11/06/2023.

JU LUTEMI CEKENI NË TITULL POZITËN PËR TË CILËN APLIKONI

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6868
177
1517
6522