Shofer me kategori B (2)
  • /
Skaduar
LIRIDONI DISTRIBUTION
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Korporata LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës me datë 30 maj 2023, shpall këtë:

K O N K U R S

Për pozitën:

  1. Shofer me kategori B – Dy (2) pozita;

Vendi i Punës: Prishtinë;

Detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht;
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar;
  • Është përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar dhe mallin e dorëzuar te klienti;
  • Barazohet në baza ditore me arkataren e korporatës, për të hollat e marra nga klientët për mallin e dërguar;
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera të cilat ja cakton mbikëqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të ketë minimalisht 1 vit përvojë pune në të njëjtin profil;
  • Patent shofer të kategërisë B;
  • Aftësi të shkëlqyer komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Pagesë të orëve shtesë;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Punë nga e hëna në të premten;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:

  • duke plotësuar të dhënat përmes linkur në vijim: https://forms.gle/2wQw6fB2WepCg5uR9;
  • duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj në adresën elektronike: [email protected] të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni; ose
  • mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjistralja Prishtinë – Ferizaj km.7, Llapnasellë, Graçanicë.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 13.06.2023 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6878
180
1518
6524