Konkurs i skaduar
Inxhinier i ndërtimit
Front LLC
Front është kompani e specializuar në produkte dhe shërbime të veçanta për eksterier dhe interier dhe ka nevojë për një Inxhinier të Ndërtimit, i cili do të veprojë në kuadër të Sektorit Teknik të Eksterierit.
Përgjegjësitë:
- Menaxhim teknik të projekteve të fasadave të ventiluara
- Piketime, matje dhe verifikim të masave të objekteve në teren
- Përgatitja e projektit detal të zbatimit dhe paramasat e materialeve
- Trajnimi dhe asistimi i grupeve të montimit sipas nevojës
- Mbikëqyrja e projektit në teren dhe prodhim
- Dokumentimi i projektit nga faza e inicimit, implementimit, kontrollit dhe përmbylljes
- Sigurimi i materialit të nevojshëm për projekte
- Përgatitja e planit të veprimit dhe analizës së riskut
- Punë të tjera inxhinierike, sipas kërkesës së kompanisë
Kualifikimet e nevojshme:
- Inxhinier i drejtimit konstruktiv
- Të operojë mirë me programet CAD
- Të ketë patent shofer të kategorisë B
- Preferohet përvojë pune me projekte të fasadave të ventiluara
- Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi
Shkathtësitë e preferuara:
- Të jetë komunikativ dhe bashkëpunues
- Të ketë vetëiniciativë
- Të ketë shkathtësi teknike dhe aftësi menaxhuese
Raportimi:
- Drejtorit teknik