Punonjes/e Magazine
  • +38338766866
Skaduar
Neptun
Prishtinë
Depo
Përshkrimi

Neptun Kosova shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.

Pozicioni: Punonjes/e Magazine

Departmenti:Logjistikë

Vendodhja: Prishtinë

Jeni energjikë dhe të apasionuar pas teknologjisë?

Jeni një person me pasion, dashamirësi dhe buzëqeshje?

A ju pëlqen të komunikoni me njerëzit e tjerë?

A ju pëlqen të punoni në një mjedis modern dhe miqësor?

Dëshironi të punoni në një kompani dinamike me mundësi trajnimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm?

Atëherë ju jeni ai / ajo që NEPTUN po kërkon!

Një ditë në ekipin tonë:

  • Shkarkon mallrat nga mjetet transportuese në çdo rast qe ka furnizime te reja
  • Rendit mallrat brenda në magazine para dhe pas shkarkimit të kamionëve
  • Ka përgjegjësi që mallrat të vendosen në vendet e caktuara, duke respektuar karakteristikat e secilit dhe kushtet e magazinimit te tyre
  • Ndihmon shoferet për ngarkimin e mallrave kur dërgesat bëhen me automjetet e kompanisë
  • Vendos deklaracionet e mallit, manualet e përdorimit te tyre
  • Kujdeset për ambient pune te pastër dhe të sigurtë
  • Përformon aktivitete të ngjashme

Kërkesat:

  • Shkolla e Mesme
  • Pervoja e Punes e preferuar
  • Shkathtësi të menaxhimit të stresit gjatë punës nën presion
  • Shkathtësi ndërpersonale si: i/e orientuar në detaje, vetë motivuar, dhe komunikativ

NEPTUN ju ofron:

  • Trajnim i vazhdueshëm
  • Një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
  • Paga 480-euro Bruto
  • Bonus ne vleren e Dy Pagave
  • Sigurim Shëndetësor
  • Shujten Ditore
  • Ambjent i shkëlqyer pune
  • Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike
  • Mundësi blerje te produkteve me Çmime preferenciale

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës. Për këtë pozicion ofrohen pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike [email protected] , ose duke plotesuar formen e aplikimit online ne linkun me poshtë, ose duke plotesuar aplikacionin në dyqanin më të afërt të Neptun

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

Profili i kompanisë: BALFIN Group, Balkan Finance Investment Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7708
212
1613
6812