Zyrtar për Auditimin e Brendshëm
14 ditë
INFRAKOS SH.A
Prishtinë
Ekonomi
Përshkrimi

Në bazë të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, lidhur me nenin 17 (Ligji nr.03/L-087, datë:13.06.2008, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111(nenit 9 dhe 13) datë:20.04.2012; me tej ne tekst: Ligji nr. 03/L-087) dhe vendimit të datës 15.11.2023nr.prot. 2/91,
Komisioni i Auditimit i Ndërmarrje Publike Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës ,,INFRAKOS’’ SH.A.’’ shpallë:

KONKURS PËR VEND TË PUNËS

Emërtimi i pozitës: Zyrtar për Auditimin e Brendshëm

Vendi: Fushë Kosovë

Ndërmarrja: Infrakos Afati i fundit për aplikim: 15.12.2023

Komitetit i Auditimit duhet të sigurojëqë të gjithë personat e emëruar si zyrtarë sipas nenit 21 pikës 3 të ligjit bazik
për Ndërmarrje Publike nr.03/L-087, gjithashtu bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L- 111 për ndryshim dhe
plotesimin e nenit 21, paragrafi 21.4. të ligjit bazik, riformulohet si në vijim: të jenë persona me integritet të njohur të cilët :

  1. i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 (ligjit bazik dhe plotësim ndryshimit të tij),
  2. i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 (ligjt bazik ligjit bazik dhe plotësim ndryshimit të tij)
  3. i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.3 (ligjt bazik ligjit bazik dhe plotësim ndryshimit të tij)
  4. nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tridhjetë e gjashtë (36) muajsh para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorëtë Bordit të kompanisë gjegjëse, dhe
  5. kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.

Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e ZYRTARIT PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM janë:

  • Përpilimi i procedurave te auditimit, gjegjësisht planit të auditimit të brendshëm për të gjitha transaksionet e NP, komfor objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe procedurave të NP, të bazuara në Ligjin e aplikueshëm;
  • Auditimi i planeve investive dhe financiare të NP, planit vjetor të biznesit dhe buxhetit vjetor;
  • Auditimi i pasqyrës vjetore të bilancit dhe deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklaratat financiare që kërkohen me ligj;
  • Vlerësimi objektiv dhe shfrytëzimi efektiv i burimeve të NP si dhe dhënia e rekomandimeve adekuate për Komisionin e Auditimit
  • Verifikimi i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt i sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim të garantojnë zbatimin nga NP, të gjitha Ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe t’i siguroj Komisionit të Auditimit çfarëdo vërejtje apo sugjerime të cilat konsiderohen të nevojshme;
  • Verifikimi i rregullt i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qellim të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i NP, duke përfshirë dokumentacionin financiar mbahet në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe me Ligjin dhe që projekt deklaratat vjetore financiare të përgatiten ne mënyrë tërregullt;
  • Analizae sistemeve dheproceseve tëbiznesit dhekontrolleve tëndërlidhura meto;
  • Raportimi i rregullt para Komisionit të Auditimit dhe përmbushja e çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga Komisioni i Auditimit;

Mandati i ZYRTAR PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM

  • Zyrtari për Auditimin e Brendshëm emërohet nga Komiteti i Auditimit me kontratë të rregullt pune me kohëzgjatje 3 vite.
  • Kompenzimi i pagës mujore
  • Paga e Auditorit të Brendshëm është e përcaktuar me deklaratën e politikës për kompenzim të zyrtarëve të lartë brenda ndërmarrjes publike Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës ,,Infrakos’’ SH.A. – 1,200 Bruto

Kushtet dhe kriteret që ZYRTAR PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM duhet t’i plotësoj:

  • Të ketë Diplomë universitare në ekonomi, juridik, administratë publike, financa publike, kontabilitet apo fusha të tjera të studimeve relevante për sektorin që do të auditohet;
  • Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale në lëminë e Auditimit;
  • Të jetë i certifikuar si Auditori Brendshëm nga institucionet/shoqatat e licencuara në vend ose jashtë tij;
  • Kandidati duhet te jetë i/e lirë nga çdo konflikt interesi siç përcaktohet me Ligjin për Konfliktin e Interesit 06/L-011;
  • Preferohet njohuri e mirë e gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.

Informatë për procedurën e konkurrimit

Kandidatët për ZYRTAR PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Aplikacionin;
  • Deklaratën nën betim (mund ta merrni KETU );
  • CV-në e detajuar duke përfshirë datat e sakta të punësimit dhe detaje të përgjegjësive për çdo pozicion;
  • Dëshminë mbi kualifikimin profesional (Diplomen për përfundimin e studimeve dhe Certifikaten Auditor i Brendshëmi Certifikuar)
  • Dëshminë mbipërvojën epunës;
  • Certifikatën mbi denimet penale ku dëshmon që nuk është i denuar me aktgjykim të formës së prerë (jo më e vjetër se
    gjashtë muaj) të lëshuar nga Gjykata kompetente;
  • Kopjen e letërnjoftimit

Aplikanti duhet ta vendos datën dhe të nënshkruaj deklaratën nën betim ku deklarohet që i përmbushë të gjitha kushtet e pranueshmërisë. Kjo deklaratë mund të shkarkohen nga ueb faqja e Ndërmarrjes Publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos’’ SH.A.: www.infrakos.com/publikimet/punesimi/

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet personalisht në zarf të mbyllur në zyrën e arkivit në ndërtesën e Drejtorisë së ,,INFRAKOS-it’’ në adresën Sheshi i Lirisë pn, në Fushë Kosovë,me shënimin: për z. Arsim Deliu, Sekretar i ,,INFRAKOS’’-it, ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected]

Dokumentet e bashkangjitura të aplikacionit duhet të jenë kopje dhe nuk kthehen. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe e-mail adresën.

Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër përmendur, do të rezultojë me diskualifikimin e menjëhershëm.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos” Sh.A, ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe inkurajon të gjitha femrat e meshkujt e të gjitha komuniteteve që i plotësojnë kriteret e konkursitqë të aplikojnë.

Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimalepas përfundimit të afatit për aplikim. Komiteti i Auditimit NP Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos” SH.A e mban të drejtën e formimit të listës së shkurtë me aplikantët si dhe përzgjedhjen e Zyratrit për Auditim të Bredshëm.

Konkursi mbetet i hapur nga data 16 nëntor 2023 deri më 15 dhjetor 2023.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
5827
101
1356
5623