Udhëheqës i Shërbimeve të Përgjithshme
  • +383 (0) 38 223 777
Skaduar
Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, mbështetur në nenin 31, paragrafi 4, nënparagrafi 4.7, i Ligjit Nr. 06/L -079 për Efiçiencë të Energjisë, të nenit 20, 21 dhe 22 të Rregullores për Organizimin e Brendshëm, Punësimin dhe Shpërblimin e Personelit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (marrë për bazë edhe plotësim-ndryshimet e rregullores bazë), me qëllim të emërimit të Udhëheqësit të Shërbimeve të Përgjithshme të Fondit të Kosovës për Efiçiencës të Energjisë, shpall:

K O NK U R S

Titulli i pozitës: Udhëheqës i Shërbimeve të Përgjithshme

Numri i referencës: 10/2023/FKEE

Vendndodhja e pozitës: Prishtinë

Lloji i kontratës: Kontratë pune me orar të plotë për një periudhë të
caktuar kohore (3 vjet), me mundësi të riemërimit

Kohëzgjatja e konkursit: 16.11.2023 – 30.11.2023

Përmbledhje e përgjithshme:

Fondi i Kosovëspër Efiçiencës së Energjisë (FKEE)është entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm i themeluar
me Ligjit Nr. 06/L -079 për Efiçiencëtë Energjisë. Ky fond është themeluar për t’i mundësuar Qeverisë së Republikës së Kosovës
të arrijë objektivat politike të saj për efiçiencën e energjisë përmes promovimit, mbështetjes dhe zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë si dhe tërheqjesdhe menaxhimit të burimeve financiarepër të financuar dhe zbatuar projektet e investimeve në fushën e efiçiencës së energjisë në mënyrë të qëndrueshme.

Nën mbikëqyrjen e Drejtorit Menaxhues(DM), Udhëheqësi i Shërbimeve të Përgjithshme është përgjegjës që njësia e tij e shërbimit të arrijë rezultate të qëndrueshme dhe të dukshme përmes operacioneve transparente në fushat profesionale të caktuara në njësinë e tij të shërbimit sipas rregulloreve te brendshme te FKEE-së. Kjo pozitë njëkohësisht është edhe pozitë e Këshilltarit të Përgjithshëm për institucionin dhe në mungesë të Drejtorit Menaxhues, ushtron rolin e Zëvendësdrejtorit Menaxhues.

Shënim: Emërtimet në këtë konkursjanë neutrale sa i përketgjinisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Udhëheqësi i Shërbimeve të Përgjithshme është përgjegjës për detyrat kryesore si më poshtë:

  • Siguron që FKEE ka të gjitha kontratat (përfshirë Marrëveshjet e Financimit, Marrëveshjet për inicim te projekteve, marrëveshjet për shërbimet e energjisë, duke përshirë kontratat me furnizuesit dhe personelin e FKEE) të përgatitura në kohë, dhe të ekzekutuara dhe monitoruara bazuar në standardet dhe praktikat më të mira vendore dhe ndërkombëtare;
  • Kujdeset që rregullat dhe procedurat adekuate të prokurimit të jenë rreptësisht në harmoni me legjislacionin dhe rregullativen ligjore, duke respektuar Rregullat e Prokurimit të donatorëve dhe prokurimit publik për të gjitha kontratat/aktivitetet e financuara nga Marrëveshjet Ndërkombëtare të Financimit bazuar në Planin vjetor të Prokurimit;
  • Bazuar në kërkesat e DM, siguron këshillat ligjore dhe mbështetjen për çdo çështje që lidhet me operacionet administrative, ligjore dhe logjistike të FKEE-së;
  • Mbështet Sektorin e Financave dhe Sektorin e Operacioneve të FKEE në mënyrë efektive gjatë përgatitjes së Thirrjeve Publike dhe Tenderëve;
  • Siguron që FKEE është e organizuar në mënyrë adekuate (struktura organizative) dhe me personel të mjaftueshëm që plotëson kërkesatfunksionale dhe pasqyronngarkesën e punës së FKEE;
  • Siguron që anëtaret e stafit janë të trajnuarnë mënyrë adekuatedhe në kohë për të qenë në gjendjet’i kryejnë detyrate tyre të punës sipas standardeve të kërkuara;
  • Siguron që FKEE ka politika/strategji/plane komunikimi të qëndrueshme të paraqitura në mënyrën e duhur në publik dhe përballë palëve të tjera të interesuara;
  • Mbikëqyrë zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të TI-së të FKEE-së, duke përfshirë bazën e të dhënave të programeve dhe projekteve;
  • Kujdeset që operacionet e FKEE paraqiten në mënyrë transparente në faqen e internetit, e cila përditësohet dhe mirëmbahet rregullisht nga zyrtarët kompetentë;
  • Në bashkëpunim me zyrën ligjore dhe në koordinim me DM, përgatitë marrëveshjet e financimit dhe ndryshimeve të mundshme gjatë zbatimit të projekteve;
  • Siguron që rregulloret e FKEE zbatohen drejt dhe duke u bazuar në marrëveshjet ndërkombëtare të financimit, ligjet në fuqi dhe manualet operacionale sipas projekteve;
  • Ndihmon në koordinimin dhe bashkëpunimin me organet qeveritare dhe të institucioneve tjera të ndërlidhura, bazuar më marrëveshjet dhe kërkesat e DM;
  • Menaxhon personelin vartës në të gjitha aspektet (planifikimi i aktiviteteve dhe koordinimi i punës duke përfshirë sigurimin e kontrollit të cilësisë e po ashtu bën identifikimin për trajnimet e nevojshme dhe ngritjen e kapaciteteve);
  • Mbikëqyr punën e prokurimit, shërbimeve të kontraktuara/deleguara, njësinë ligjore, burimet njerëzore, marrëdhëniet me publikun dhe shërbime tjera administrative dhe logjistike.
  • Kryen detyratë tjera të ndërlidhura siç kërkohen nga FKEE dhe të deleguara nga DM.

Kohëzgjatja e punës dhe kompensimi:

  • Mandati i Udhëheqësit të Shërbimeve të Përgjithshme është tre (3) vjeçar me mundësi të riemërimit.
  • Udhëheqësi i Shërbimeve të Përgjithshme merr kompensimin/pagën të caktuar nga Bordi i Drejtorëve i FKEE-së, sipas rregullativës së brendshme (Koeficienti i pagës caktohetnga vlera 20 deri në 24, ku vlera aktualee një koeficienti në FKEE është 100€, subjekt i ndryshimit nga Bordi)

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

Kandidati për t’u kualifikuar për pozitën e Udhëheqësit të Shërbimeve të Përgjithshme duhet t’i përmbush kushtet si në vijim:

  • Të jetë shtetas i Republikëss ë Kosovës apo të ketë ndonjë shtetësi tjetër;
  • Të ketë diplomë universitare të njohur (valide) sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës në fushëne
    drejtësisë, ekonomisë, administratës publike, apo fushave të ngjashme;
  • Tëketë të paktën tetë (8) vite përvojëpune profesionale, prej të cilavekatër (4) vite përvojë menaxheriale në pozitat menaxheriale në administratë, çështje ligjore, financa apo në fusha të ngjashme relevante;
  • Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe krimet tjera që lidhen me vendin e punës;
  • Tëketë aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal në njërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë dhe njohje e shumë e mirë e gjuhës angleze;
  • Të ketë integritet të lartë moral, aftësi të larta komunikimi dhe vendimmarrëse;
  • Të posedojë shkathtësi në teknologji informative në aplikacionet e MS;
  • Posedimi i certifikatave të vlefshme profesionale në menaxhim projektesh ose prokurim publik konsiderohet përparësi;
  • Të ketë shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Të ketë qasje fleksibile ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve të FKEE-së;
  • Të ketë aftësi të mira për të përcaktuar prioritetin e detyrave të rëndësishme dhe aftësi për të punuar nën presion;


INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURRIMIT

FKEE ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Po ashtu, FKEE siguron që procedurat e përzgjedhjes të jenë të hapura, ofron konkurrencë jo-diskriminuese, objektive dhe transparente, duke u bazuar në një grup kualifikimesh dhe aftësish.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si në vijim:

  • Kopja e pasaportës ose letërnjoftimit valid (që dëshmon shtetësinë e aplikantit);
  • Biografia (CV); (CV-ja duhet të përmbajësqarime të detajuara lidhur me natyrën e përvojës menaxheriale të aplikantit);
  • Dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MAShTI).
  • Dëshmitë e përvojës së punës; (Dëshmimi i përvojës së punës bëhet nëpërmjet:

1. Kontratave apo vërtetimeve të punës të lëshuara nga punëdhënësit mbi marrëdhënien e punës; dhe 2. Pasqyra e kontributeve pensionale - Trusti. Përvojë menaxheriale konsiderohet pozitë e punës që ka nën menaxhim staf dhe/apo buxhet dhe/apo projekte);

  • Letra motivuese; (Kjo letër me maksimum 2 faqe, shpjegon se si ndërlidhet përvoja e punës të kandidatit me pozitën që ka aplikuar si dhe sqaron vizionin e kandidatit për punën e FKEE-së për kohëzgjatjen e mandatit. Letrat motivuese që janë shabllone të përgjithshme dhe që nuk elaborojnë ndërlidhjen e përvojës së punës të kandidatit me pozitën që ka aplikuar, nuk do të merren parasysh);
  • Certifikata që dëshmon se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një veprepenale sipas kriterevetë konkursit; (Certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është dënuar me vendim formës së prerë për kryerjen e një vepre penale merret nga gjykata kompetente. Certifikata duhet të jetë jo më e vjetër se sa data e publikimit të konkursit);
  • Dy letra referuese (preferohet nga punëdhënësit/mbikëqyrësit paraprakë dhe/ose aktualë);

Dorëzimi i aplikacioneve:

Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në cilëndo nga tre (3) gjuhët: shqip, serbisht ose anglisht.

Dokumentacioni dorëzohet në mënyrë elektronike (i skenuar) në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, në adresën elektronike [email protected]

Dorëzimi i saktë aplikacionit është përgjegjësi e aplikantëve. Dokumentacioni i pa kompletuar rezulton me diskualifikim të kandidatit.

Afatii konkurrimit nga data 16.11.2023 deri më datë 30.11.2023.

Dokumentacioni i dërguar pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohet. Për informata shtesë, ju lutemikërkoni sqarim në email adresën[email protected]

FKEE mban të drejtën e anulimit apo pezullimit të këtij konkursi në cilëndo fazë, varësisht nga çështje të ndërlidhura me këtë konkurs.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9356
195
1776
7492