Senior Legal Specialist
Skaduar
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.
Prishtinë
Shërbime juridike
Përshkrimi

Senior Legal Specialist

Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore

Detyrat kryesore:

  • Përpilimi i kontratave lidhur me zhvillimin e aktivitetit me palë të treta;
  • Përgatitja e akteve të brendshme të kompanisë dhe vlerësimi periodik i tyre;
  • Ndihmon menaxherin e departamentit të marrjes në sigurim për lidhjen e kontratave të sigurimit;
  • Vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
  • Ndihmon departamentet në kërkesat e tyre për interpretime ligjore dhe drafton vendime përkatëse sipas kërkesës së departamenteve;
  • Kryen vlerësimin e kërkesave për shpërblimin e dëmeve që rrjedhin nga kontratat e sigurimit;
  • Propozon nxjerrjen e akteve nënligjore për përmirësimin e procesit të punës në kompani si rregullore, urdhëresa e urdhra;
  • Jep opinione ligjore në lidhje me zbatimin e ligjit të aplikueshëm dhe rregullativën ligjore lidhur me sigurimet;
  • Merr pjesë në komisionet e trajtimit të dëmeve sipas kërkesave të departamentit të dëmeve;
  • Përfaqëson kompaninë pranë organeve administrative/gjyqësore sipas autorizimit të dhënë nga Kryeshefi Ekzekutiv;
  • Detyra tjera sipas kërkesës së Kryeshefit Ekzekutiv;

Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

  • Përgatitja e lartë arsimore (diplomë universitare në fakultetin juridik; kualifikimi master Civil ose Financiar i preferueshëm);
  • Përvojë pune së paku 5 vite, në lëminë profesionale;
  • Njohje e shkëlqyeshme e komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Preferohet të kenë eksperiencë pune në institucione financiare;

Të gjithë kandidatët/et përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

  • Të kenë aftësi të mira komunikimi;
  • Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren;
  • Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues;

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV;
  • Diploma, certifikime dhe trajnime relevante;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës;
  • Letër motivimi;
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual;

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Senior Legal Specialist”

Konkursi është i hapur deri me datën 30.11.2023

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët me qëndrim në Kosovë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë në bazë të CV do të ftohen në intervistë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
5828
102
1356
5624