Bashkëpuntorë Ligjor
  • +383 38 609 100
Skaduar
DEXIS
Prishtinë
Shërbime juridike
Përshkrimi

Konkurs pune

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale ofron mundësi pune për Bashkëpuntorë Ligjor:

  1. 2 (dy)-3 (tri) vende pune

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale është një nismë disa vjeçare që synon të reduktojë mundësitë për korrupsion dhe të inkurajojë investimet në Kosovë duke ndihmuar në përmirësimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve komerciale dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore. Partnerët kryesorë të Aktivitetit të Drejtësisë Komerciale përfshijnë: Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës (MD), Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Gjykatën Komerciale (GJK), Oden e Përmbaruesve Privat, Oda e Avokatëve të Kosovës, organizatat prominente të biznesit, financave, dhe sektorëve të ndryshëm, si dhe organizatat e shoqërisë civile.

Programi është i organizuar në dy komponente; nën Komponenten e pare, Programi punon për të rritur zbatimin efektiv të ligjit komercial nga gjyqtarët, personeli i gjykatës dhe palëve tjera të interesit. Programi ofron asistencë teknike për të përmirësuar efikasitetin në Gjykatën Komerciale dhe mbështet Ministrinë e Drejtësisë në forcimin e drejtësisë komerciale në Kosovë. Nën Komponenten e dyte, Programi punon për të rritur përdorimin e zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve, siguron që ligjet komerciale përputhen me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian, dhe për të përmirësuar ndërgjegjësimin publik për mosmarrëveshjet komerciale dhe mekanizmat e zbatimit. Programi gjithashtu punon për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin mes sektorit privat, qeverisë dhe palëve të shoqërisë civile në drejtësinë komerciale dhe për të identifikuar dhe adresuar mos ekuilibrat gjinorë në institucionet e drejtësisë komerciale.

Një aktivitet kryesor i Programit përfshin mbështetjen për Gjykatën Komerciale në zgjidhjen e rasteve. Kosova aktualisht menaxhon këto lloje rastesh përmes departamenteve të dedikuara në Gjykatën Komerciale. Programi po ofron një mbështetje multidimensionale për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale për të përmirësuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komerciale duke ndihmuar dhe mbështetur për reforma në ligjin komercial bazuar në gjykatë, zhvillimin e kapacitetit institucional dhe digitalizimin e Gjykatës Komerciale dhe mbështetjen e rihapjes së legjislacionit procedural të rasteve komerciale. Përveç kësaj, Programi mbështet Akademinë Gjyqësore të Kosovës në trajnimin e gjyqtarëve komercial, personelit dhe profesionistëve të mbështetjes së biznesit duke zhvilluar kurrikulën e trajnimit në ligjin komercial dhe në përgjithësi të gjithë palët e interesit të përgjegjshëm në përmirësimin e perceptimit të biznesit për drejtësinë komerciale. Bashkëpunimi me MD mbetet i vazhdueshëm në ndërtimin e drejtësisë komerciale në Kosovë.

Shënim: Pozita dhe numri i vendeve të punës vendoset varesisht nga buxheti i projektit dhe aprovimet e nevojshme nga donatori.

Bashkëpunëtori/ja Ligjor/e

Ofron mbështetje profesionale gjyqtarit ne Gjykatën Komerciale, ndihmon në përgatitjen e vendimeve të shkruara, aktgjykimeve, dhe dokumenteve të tjera ligjore, duke siguruar që materialet ligjore të nevojshme janë në dispozicion dhe duke shqyrtuar ligjet përfshirë:

  • Përgatit vendime dhe dokumente të tjera ligjore me kërkesë dhe nën udhëzimin e gjyqtarit;
  • Kryen hulumtime ligjore dhe përpilon vendime gjyqësore sipas udhëzimeve të gjyqtarit;
  • Merr pjesë në seanca gjyqësore, mban shënime, dhe siguron që të gjitha materialet ligjore të nevojshme janë në dispozicion;
  • Hulumton ligjet dhe praktikat gjyqësore që lidhen me rastet e ndryshme;
  • Merr përsipër detyrat e zyrtarit ligjor në mungesën e tij/saj dhe kryen detyra të tjera siç udhëzohet nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë dhe gjyqtari;
  • Kryen të gjitha detyrat dhe veprimet e lidhura me rastet e caktuara, duke përfshirë ato në sistemin SMIL;
  • Realizon detyra shtesë sipas kërkesave të arsyeshme të mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë, dhe përgatit raporte javore mbi aktivitetet e punës.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në fushën juridike;
  • Kandidatet me provim të jurisprudences do të kenë përparësi;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze (në të shkruar dhe të folur);
  • Aftësi të mira të shkrimit dhe arsyetimit ligjor si dhe aftësi kërkimi, analitike, vlerësuese, dhe aftësi për të formuluar rekomandime dhe këshilla profesionale;
  • Njohuri shumë të mira të përdorimit të Word-it, Excel-it dhe PowerPoint-it;
  • Njohuri profesionale të sistemit gjyqësor, procedurave dhe ekspertizë në legjislacionin komercial.

Përvoja profesionale:

  • Së paku 1 (një) vit përvoje pune në institucionet gjyqesore të Kosovës;

Raportimi:

Bashkëpunëtori Ligjor i raporton Udheheqësës së Komponentës së parë.

Dokumentet e kërkuara:

Kanditatët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • CV në gjuhë angleze;
  • Letër motivimi për interesimin ne fushën e të drejtës komerciale në gjuhën angleze;
  • Dy letra referimi ;
  • Kopjen e diplomës së fakultetit;
  • Dëshmi për provimin e jurisprudencës (nëse ka);
  • Kandidatët e përzgjedhur do të duhet të dorëzojne dokumente shtesë.

Dexis është një punëdhënës me mundësi të barabarta dhe inkurajohen kandidatët e të gjitha prejardhjeve dhe përvojave të aplikojnë, duke perfshirë kandidatët nga pakicat etnike, personat me aftësi të kufizuara, komuniteti LGBTI etj.

Dokumentet e kërkuara dërgohen në adresën [email protected] . Data e fundit e aplikimit është 30 tetor 2024 ora 16:00. Shënoni “Bashkëpuntor ligjor” në titullin e e-mail-it. Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do te kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet, dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar programin Drejtësia Komerciale apo USAID-in do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9172
172
1763
7394