Analist/e Kreditor/e
Skaduar
Agjencioni për financim në Kosovë (AFK)
Deçan
Te tjera
Përshkrimi

Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) është Institucion i suksesshëm Mikrofinanciar që vepron në tërë Kosovën. Nëse dëshironi të jeni pjesë e një instuticioni me integritet që vendos theks te veçantë në kujdesin ndaj klientit, dhe nëse plotësoni kriteret e pozitës së përshkruar më poshtë, ftoheni që të aplikoni për:

VENDE TË HAPURA PUNE

Pozita: Analist/e Kreditor/e

Lokacionet: Deçan

Kohëzgjatja: Kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi

Data e fillimit: Menjëherë

Detyrat:

  • Të gjej klientë potencial;
  • Të bëjë analizën e kredisë, të ardhurat/shpenzimet dhe qarkullimet e parashikuara;
  • Të përgadis dokumentacionin e kredive dhe të dokument garantimeve;
  • Të kontrolloj shfrytëzimin e kredive, duke përfshirë këtu edhe bërjen e vizitave të rregullta të bizneseve të klientëve;
  • Të monitoroj kthimin e kredive dhe të bëjë kontrollimin e delikuencës;

Kualifikimet:

  • Edukimi universitar (preferohet edukimi në ekonomi apo financa);
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese;
  • Njohuri të punës me kompjuter;
  • Të posedojë patent shoferi;
  • Aftësi që të punojë me njerëz me prejardhje dhe përkatësi nacionale të ndryshme;
  • Aftësi që të punojë si pjesë e ekipit;

Të interesuarit duhet të plotësojnë Aplikacionin për Punë. Aplikacionet mund ti merrni në zyrate AFK-s në adresën në vijim: • Deçan Rr. Salih Çeku, apo ta shkarkoni nga web faqja zyrtare: www.afkonline.org

Së bashku me aplikacion gjithashtu dorëzoni edhe një Letër Motivimi. AFK-ja mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet Kosovare.

Afati i fundit për aplikim është 8 Dhjetor 2023, ora 16:00. Kandidatet e përzgjedhur ne listën e ngushtë do t’u

nënshtrohen testimit dhe intervistimit.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7708
212
1613
6810