Konkurs i skaduar

Vende të lira të punës (7)

Castrol
  • 24.09.2021
  • Prishtinë
  • Administrate - Ekonomi - Menaxhment - Shitje

Doni të punoni në një ambient te bukur, me standarde Evropiane dhe me produkte premium, atëherë mos hezito apliko te Oil Ks Shpk distributor i Castroil Gjerman në Kosovë, ju mirëpresim.

Të gjitha CV me foto

1. Financa 3 pozita

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Regjistroni transaksionet dhe kontabilitetin
  • Rakordoni arkën me pasqyrat bankare
  • Bëni rregullime kontabël dhe korrigjoni gabimet
  • Shpjegoni dhe zbatoni teknikat e kontabilitetit të kostos
  • Mbështetni listën mujore të pagave dhe mbani shënime të organizuara
  • Regjistroni llogaritë e pagueshme dhe llogaritë e arkëtueshme
  • Menaxhimi i Aseteve Fikse; llogaritja e amortizimit, regjistrimi i aseteve të reja dhe shlyerja e atyre të vjetëruara.
  • Menaxhimi e Stokut
  • Pajtimi i llogarive të aksioneve në softuerin e kontabilitetit
  • Përgatitja e raporteve të ndryshme të kontabilitetit dhe financave të kërkuara nga Menaxheri i Financave
  • Përgjegjësi të tjera që kanë të bëjnë me kontabilitetin, financat ose administrimin siç kërkohet nga Menaxheri i Financave

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Bankë dhe Financa, Menaxhim, ose fusha të tjera përkatëse (mundësisht të jetë një Teknik Kontabiliteti)
  • Së paku dy (2) vjet ose më shumë përvojë në fushën e financave dhe kontabilitetit
  • Komandim i shkëlqyeshëm i MS Office, njohuri të avancuara të MS Excel (krijimi i tabelave dhe tabelave dhe përdorimi i funksioneve financiare Excel)
  • Përvoja praktike me programin e kontabilitetit ALPHA Kuptim i mirë i Legjislacionit Tatimor
  • Njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze ose Gjermane është e DUHET (të folurit, të shkruarit dhe të lexuarit janë thelbësore)
  • Aftësi të shkëlqyera organizative
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese
  • Vetë-motivuar me një këndvështrim profesional
  • Diskrecioni dhe konfidencialiteti janë çelësi
  • Leja e Drejtimit Esenciale

2. Menaxher/e i/e shitjes

Detyrat:

Menaxheri i shitjeve duhet të shpenzojë një pjesë të rëndësishme të punës së tij në komunikim dhe takime me klientët- ata të cilët blejnë dhe përdorin produkte apo shërbime të kompanisë. Si të tilla, Menaxheri i Shitjeve ka detyra dhe përgjegjësi unike të cilat përfshijnë:

  • Përfaqëson kompaninë, ndërton dhe mban mardhënie me klientët.
  • Identifikon nevojat konsumatore dhe jep zgjidhje sesi të plotësohen ato.
  • Arrin objektivat e kompanisë nëpërmjet një planifikimi efektiv, vendos qëllime shitje, analizon të dhënat e shitjes, projekton performancë të shitjes.
  • Punon me eprorin direkt dhe departamentet e tjera (marketing) për të krijuar mënyra për arritjen e klientëve të rinj.
  • Kontakton dhe lidh kontratat me bizneset.
  • Njeh shumë mire produktin dhe shërbimin si dhe vlerën e propozuar.
  • Ndjek politikat dhe rregullat e kompanisë.
  • Ndjek në mënyrë proaktive mundësi të reja shitje.
  • Zgjidh problemet e klientëve duke ofruar zgjidhje inovative.
  • Bëhet ambasador i markës dhe reflekton vlerat e kompanisë në komunikim me klientët ekzistues dhe ato potencial.
  • Ndjek trajnimet që zhvillohen në kompani në qëllim të përmirësimit të aftësive të shitjes.

Përgjegjësitë e menaxherit të shitjeve: 

  • Bashkëpunon me drejtorin e shitjeve për të vendosur dhe zbatuar qëllime shitje për rajonin 
  • Zhvillon plane ditore dhe mujore për kontaktim biznesesh dhe i diskuton ato me drejtorin e shitjeve
  • Prezanton, promovon dhe shet produktet dhe shërbimet e kompanisë 
  • Identifikon nevojat në treg dhe i diskuton me menaxherin e shitjeve
  • Realizon takime në terren me biznese për prezantimin e produkteve 
  • Ekzekuton plan strategjik të shitjes duke zgjeruar bazën e klientelës 
  • Realizon target e vendosura të shitjes 
  • Analizoni potencialin e territorit / tregut, ndjek trendet e shitjes 
  • Harton raport individual shitje 
  • Motivon dhe këshillon teknikët për të përmirësuar performancën e tyre 
  • Mbledh përshtypje, komente, ankesa të klientëve dhe i raporton tek drejtori i shitjeve.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Eksperienca e mëparshme në industri përbën avantazh 
  • Diplomë në Administrim Biznes, Marketing përbën avantazh 
  • Duhet të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese 
  • Aftësi shumë të mira të paketës office 
  • Zotërojë aftësi për të punuar individualisht dhe në grup 
  • Shpirt konkurrues dhe ambicioz
  • Profesionalizëm dhe i drejtuar drejt rezultateve 
  • Zotërojë leje drejtimi

3. Asistente Administrative 1 Pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofron mbështetje administrative dhe teknike;
  • Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet agjendat dhe e-malet sipas kërkesës;
  • Mban kontakte me punonjësit e kompanisë, klientët, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave;
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera të drejtorit si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
  • Shqyrton çmimet, metodat e marketingut dhe shitjes;
  • Regjistron të dhënat në sistem, mirëmban stoqet dhe asiston në përgatitjen e raporteve
  • Bën rekomandime për klientët potencial;
  • Hulumton tregun për nevoja dhe kërkesa të produkteve me shumicë;

Kualifikimet:

  • Preferohet shkollim universitar;
  • Përvojë pune në punët dhe mengajimin administrative;
  • Të ketë iniciativë dhe dëshirë për të mësuar gjëra të reja;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshmë të gjuhës angleze;
  • Të posedoj aftësi analitike, të kuptoj kërkesat e klientave dhe të ofroj zgjidhje;
  • Të jetë i/e gatshëm të bashkëpunoj me ekipin dhe pranoj sygjerime;
  • Të ketë aftësi të dokumentoj kërkesat;
  • Të posedoj aftësi organizative;
  • Të ketë njohuri në programin e faturimit Pro-Data
  • Të ketë aftësi të trajtoj të dhëna sensitive dhe të mbaj nivelin e konfidencialitetit;
  • Të ketë dëshirë për avancim të vazhdueshëm;
  • Të posedoj patentë shoferi (B);
  • Të jetë me banim në Prishtinë.

4. Menaxhere Marketingu

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Prezantimi dhe orientimi i saktë per produktet qe kompania jonë ofron për klientët sipas nevojave të tyre.
  • Aftësi të kuptojë dhe të komunikojë për çdo detaj në lidhje me kërkesat e klientëve.
  • Të menaxhojë dhe realizoje te gjithe procesin e shitjes dhe porosise se klientit.
  • Të menaxhojë procesin e shpërndarjes se informacionit tek koleget dhe specialistet perkatese.
  • Të menaxhojë procesin e prodhimit dhe të monitorojë deri në përfundimin e procesit të punimeve në fabrikë.
  • Të realizojë oferta të personalizuara për klientët bazuar në kërkesat e tyre.
  • Të monitorojë afatet e pagesave të klientëve.

Kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik drejtimi Marketing
  • Të ketë eksperienca të mëparshme pune së paku 3 vite
  • Të jetë e rregullt, serioze dhe të ketë aftësi të mira komunikimi.
  • Të njohë shumë mirë programet bazë Office
  • Të ketë aftësi menxhuese e vendimarrëse

5. Agjent i shitjes për autopjesë 1 Pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të kontribuojë direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e targeteve;
  • Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të mallit në sektorin e tij;
  • Të njohë blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
  • Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjejë zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofrojë disa zgjidhje alternative;
  • Të kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
  • Të ekspozojë mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;
  • Të ndajë përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj në avancimin e stafit të ri;
  • Të jetë gjithmonë i gatshëm të punojë edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
  • Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të “OIL KS SHPK”.
  • Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip;
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve;
  • Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

Doni të punoni në një ambient te bukur, me standarde Evropiane dhe me produkte premium, atëherë mos hezito apliko te Oil-Ks Shpk distributor i Castroil Gjerman në Kosovë, ju mirëpresim.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV e tyre në adresen:

Email: [email protected]

Nr Tel: 049546390

#administrate #menaxhment #shitje #ekonomi #prishtinë
13950
280
2161
8460