Merchandiser/e (3)
  • /
Skaduar
ROYAL BEVERAGE L.L.C
Ferizaj Lipjan Viti
Te tjera
Përshkrimi

K O N K U R S

Për pozitën:

Merchandiser/e - tre (3) pozita.

Pёr qytetet: Ferizaj, Viti dhe Lipjan

Detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen, pozicionimin, dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë Royal Beverage.
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për brendet e caktuara në treg.
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit të produkteve të brendit përkatës, brenda pikave të caktuara të shitjes.
  • Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve dhe mbanë freskinë e produkteve kryesore.
  • Siguronë pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të produkteve te caktura.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të cilat ja cakton mbikqyrësi si dhe raporton
  • Kontrollon afatet e produkteve
  • Poston fotografi sipas grupit tё merhcandiserёve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të ketë minimalisht 6 muaj përvojë në të njëjtin profil pune (jo e obligueshme por me përparësi);
  • Aftësi të shkëlqyera të negocimit;
  • Aftësi të shkëlqyer komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni, nё subject cekeni Lokacionin pёr ku po aplikoni.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 02.04.2024, ora 16:00. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Info shtesë: Kompania Royal Beverage është kompani prodhuese e pijeve freskuese jo alkoolike të brendit të njohur RC (Rc Cola, Tropic,Bitter Lemon, Lemon Lime, Exotic dhe Orange); Pijes energjike Red Rain, Ice Tea(Frostea) dhe Ujit me lemon (Royal Ëater). Kompania operon në tregun vendor më shumë se tre dekada. Kompania operon me lokacion në Gjilan dhe ka depo liferimi në Gjakove dhe Prishtinë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6931
173
1526
6545