Zyrtar/e Financiar/e
  • +383 (0) 38/733- 377
Skaduar
Kosmonte Foods Sh.P.K
Prishtinë
Shitje
Përshkrimi

Pozita: Zyrtar/e Financiar/e (1) (Orar i Plotë, Zëvendësim i Pushimit të Lehonisë)

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përcjell, kontrollon dhe evidenton mjetet nga shitja ditore;
  • Regjistron të gjitha shpenzimet në databazë;
  • Bën regjistrime dhe raporte të kontabilitetit;
  • Bën kontrollin dhe shlyerjen e pagesave të llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme nga transferet bankare brenda afatit të caktuar kohor;
  • Bën kontrollin dhe barazimin e kartelave financiare të blerësve dhe furnitorëve;
  • Bën analizat periodike për shkallën e pagesave dhe obligimeve;
  • Bën harmonizimin gjegjësisht barazimin e kërkesave të blerësve si dhe pranon sygjerimet, komunikimet apo komentet e ndryshme të tyre;
  • Kryen edhe punë të tjera shtesë sipas kërkeses dhe udhëzimeve të udhëheqësit.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare në Ekonomi, financa apo në ndonjë fushë relevante;
  • Së paku dy (1) vit përvojë pune në fushen e Financave ose Kontabilitetit;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative, saktësi dhe vëmendje në detaje;
  • Menaxhues të mirë të kohës, planifikimit dhe caktimit të prioriteteve;
  • Të ketë njohuri të përdorimit të paketës MC Office;
  • Të posedojnë patentë shofer të kategorisë B.

Kohëzgjatja e kontratës: Orar i Plotë, Kontratë e përkohshme (6 deri në 12 muaj) (zëvendësim i pushimit të lehonisë). Mundësia e lidhjes së kontratës afatgjatë brenda departamentit të financave ose departamenteve të tjera brenda kompanisë, varësisht kërkeses dhe mundësisë.

Të gjithë kandidatët e interesuar, të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre së bashku me dokumentet përcjellëse, në e-mail adresën: [email protected]

Vetëm kandidatët potencial të përzgjedhur për plotësim pozite, do të kontaktohen për intervistë.

Konkursi mbetet i hapur deri me 31/03/2024.

Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6931
176
1526
6544