Praktikant me pagesë (3), Asistent për Eksport (1), Agjent i Shitjes (2), Shofer (2), Punëtorë teknik (3)
Skaduar
Albimi LTD
Gjilan
Praktikë Shitje Shofer Te tjera
Përshkrimi

Kompania: “Albimi LTD” SH.P.K., me seli në Gjilan, e cila merret me zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e bicikletave në tregun vendor dhe ndërkombëtar me brendin e mirënjohur: PILOT BIKE, aktualisht ofron mundësi punësimi me orar të plotë, për pozitat si në vijim:

1. Praktikant me pagesë në Departamentin Ligjor (1 pozitë);

2. Praktikant me pagesë në Departamentin e Dizajnit (1 pozitë);

3. Praktikant me pagesë në Departamentin e Financave (1 pozitë);

4. Asistent për Eksport (1 pozitë);

5. Agjent i Shitjes (2 pozita);

6. Shofer (2 pozita);

7. Punëtorë teknik (3 pozita).

Vendi i punës: Gjilan

Kualifikimi:

  • Për pozitën nr. 1, studentë apo të diplomuar në Fakultetin Juridik;
  • Për pozitën nr. 2, studentë apo të diplomuar në Dizajn;
  • Për pozitën nr. 3, studentë apo të diplomuar në Fakultetin Ekonomik;
  • Për pozitën nr. 4, studentë apo të diplomuar në shkenca sociale;
  • Për pozitën nr. 5, 6 dhe 7 të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme;
  • Për të gjitha pozitat, përvoja e punës e preferuar (jo e detyrueshme).

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar për aplikim mund të kontaktojnë në e-mail adresën: [email protected] duke precizuar pozitën për të cilën aplikojnë apo të paraqiten personalisht në zyrën e kompanisë me adresë: Rr. “Lidhja e Prizrenit”, p.nr., 60000 Gjilan, për plotësimin e aplikacionit.

Aplikimi mbetet i hapur deri më datë: 05.04.2024.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6931
176
1526
6543