Bashkëpunëtor Profesional, Praktikant me pagesë
  • /
Skaduar
Pllana Law L.L.C
Prishtinë
Praktikë Shërbime juridike
Përshkrimi

Konkurs Pune

Zyra e Avokaturës "Pllana Law LLC – Avokat Ardian Pllana" me seli në Prishtinë me rastin e zgjerimit të stafit kërkon të punësojë:

  1. Bashkëpunëtor Profesional (1 pozitë) dhe
  2. Praktikant me pagesë (1 pozitë)

Lidhur me pozitën ‘Bashkëpunëtor Profesional’ kërkohen këto kushte:

  • Diplomë Universitare, përkatësisht Fakulteti Juridik bachelor, (nuk është obligative Juridik Master, por mund të merret si përparësi)
  • Të ketë njohuri profesionale në fushën e legjislacionit dhe akteve ligjore juridike
  • Të ketë shkathtësi hulumtuese, analitike, hartuese të rekomandimeve dhe

këshillave profesionale.

  • Të ketë aftësi të shkrimit dhe arsyetimit ligjor.
  • Të ketë njohuri për sistemin dhe procedurat gjyqësore
  • Provimi i Jurisprudencës do të konsiderohet përparësi
  • Obligative minimum 2 vite përvojë pune në Gjykatat e vendit apo zyret e avokatisë
  • Gjuha angleze e obligueshme në nivel mbi mesatar.
  • Të jetë komunikativ dhe i disiplinuar në punë. I/e përkushtuar për arritje të reja dhe zhvillim profesional. I/e motivuar për të përfunduar angazhimet në kohë dhe me seriozitet të lartë. I/e aftë të punojë në grup apo individualisht. Të ketë qasje të mirë në marrëdhëniet me klientët dhe publikun. Të asistojë avokatin në seanca, takime me klient apo prezantim të ofertave tek klientët e rinj dhe klientët ekzistues.


Kohëzgjatja e Punës është 12 muaj, me mundësi vazhdimi apo ngritje.

Paga: 558.83€ bruto

Orari: 09:00-16:00 (e hënë - e premte).

Lidhur me pozitën ‘Praktikant me pagesë’ kërkohen këto kushte:

-Diplomë Universitare - Bachelor Juridik (nota mesatare mbi 8.0) apo student Master

-Të kenë njohuri në: shkrim ligjor, shërbim të klientëve, të jenë të përshtatshëm në punë ekipore dhe individuale. Njohuri të gjuhës angleze në nivel mbi mesatar.

- I/e aftë të kryej të gjitha punët në zyrën e avokatisë si dhe të marrë pjesë në hartimin dhe përpilimin e shkresave. I/e gatshëm që me kalimin e kohës të marrë pjesë në seanca, takime me klient etj.

Kohëzgjatja e Praktikës është 12 muaj, me mundësi ngritje

Paga: 248.68€ bruto

Orari: 09:00-16:00 (e hënë - e premte).

  • Të interesuarit për aplikim duhet të dërgojnë CV dhe Dokumentet e kërkuara në e-mail adresën: [email protected]
  • Afati i fundit për aplikim është 07.04.2024

PLLANA LAW LLC - AVOKAT ARDIAN PLLANA

Adresa: Prishtinë, Rr."Garibaldi", Hyrja 21, kati I-rë, nr.6 (sipër Boheme Café)

Kontakt: +383 45 207 702

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6931
173
1526
6545