FTESE PER OFERTE: Për ofrim të sesioneve të supervizionit
  • -
Skaduar
SOS Fshatrat e Fëmijëve
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale
e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh
etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Femijeve eshte I interesuar per ofertues të cilët ofrojne sesione të supervizionit për stafin
që ofrojnë përkrahje për të rinjët në projektin regjional “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjëve përmes mundësive
të reja – YEEP2”, projekt ky I cili do të zbatohet në Maqedoninë veriore, Shqipëri, Bosne dhe Hercegovinë,
Serbi dhe në Kosovë nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, i financuar nga Ministria Federale Gjermane
për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimor - BMZ dhe Fondit Hermann Gmeiner Gjermani – HGFD dhe
ka për qëllim përmirësimin e mundësive për punësim dhe pjesëmarrje active të 2770 të rinjëve në rrezik në
tregun e punës.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë Ofertuesve të specializuar për ofrim të sesioneve të supervizionit për periudhën kohore: Prill 2024 deri Tetor 2026, dy orë në muaj për 4 punonjës:

1 Këshilltar personal, 1 Specialist për ndërtim të shkathtësive,1 Psikolog dhe 1 Zyrtar për punësim.

Në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:
- Të ketë të përfunduar së paku studimet Master në Psikologji Klinike ose/ dhe Këshillimi
(përparësi do të kenë profesionistët që kanë përfunduar shkollim për supervizion)
- Të ketë përvojë së paku tre vite në fushën e psikologjisë klinike dhe/ ose këshillimit
- Të ketë punuar nën supervizion klinik me orë të demonstruara
- Përvojë të dëshmuar në angazhime të tilla

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë:
Për Kompani:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit /NUI
  • Çmimet të kuotohen në euro pa TVSH, për 1 orë angazhimi
  • Oferta financiare të jetë e nënshkruar ose me llogo zyrtare
  • CV- në dhe referencat/ dëshmi mbi përvojën e punës në fushat relevante të
    profesionistit që do të angazhohet
  • Plan i punës dhe metodologjia e shërbimit

Për individ:

  • Çmimet të kuotohen në euro Bruto, për 1 orë angazhimi
  • Oferta financiare të jetë e nënshkruar
  • CV- në dhe referencat/ dëshmi mbi përvojën e punës në fushat relevante
  • Kopje e Letërnjoftimit
  • Plan i punës dhe metodologjia e shërbimitA loving home for every child

Kriteret për përzgjedhje:
• Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës sonë;
• Pas plotësimit të kritereve të lartëpërmendura, çmimi më i lirë;

Ofertat duhen të dërgohen deri me datën: 03.04.2024, në email adresën: [email protected]

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6931
173
1526
6545